Mire Se Vini ne Albachat-Forum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mire Se Vini ne Albachat-Forum.Tk

Ndonjėherė mjafton njė moment pėr tė harruar gjithė jetėn, por ndonjėher nuk mjafton e gjithė jeta pėr ta haruar njė moment. Momentet mė tė bukura kalohen tek http://www.albachat-forum.tk/
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 FC Barcelona

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
No_Name
administrator
administrator
No_Name


Male
Numri i postimeve : 67
Emertimi : Administrator
Registration date : 16/03/2007

FC Barcelona Empty
MesazhTitulli: FC Barcelona   FC Barcelona Icon_minitimeSat Mar 24 2007, 21:00

TIFOZE TE TE BARCES SE MADHE, ME QE ME LAJMERUAN ME EMAIL SE TEMA E VJETER ESHTE MBYLLUR PSE KA PASUR SHUME SHKRIME, UNE TASH PO HAP NJE TEME TE RE PER KAMPIONET E EVROPES, BARCELONEN E MADHE.

BARCA EDHE KETE VIT ESHTE NJERA NDER FAVORITET PER TITULLIN KAMPION SPANJE DHE KAMPION EVROPE, SKA FUQI QE E NDAL.

DEBATE, KOMENTE, DISKUTIME, TE GJITHA KETU!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.Albachat-Forum.tk
No_Name
administrator
administrator
No_Name


Male
Numri i postimeve : 67
Emertimi : Administrator
Registration date : 16/03/2007

FC Barcelona Empty
MesazhTitulli: Re: FC Barcelona   FC Barcelona Icon_minitimeSat Mar 24 2007, 21:01

Laporta: Edhe jashtėtokėsorėt tė njohin Barcelonėn

Kryetari i klubit tė Barcelonės ka vendosur vetes njė qėllim tė caktuar dhe duket shumė i vendosur nė tė: tė bėjė prej klubit ''brend'' tė fuqishėm botėror. Ai ka filluar edhe me forcimin e aktiviteteve tė marketingut nė SHBA, Kinė,Japoni dhe lindjen e afėrt.

Barcelona duhet tė hyje nė tė gjitha shtėpitė e botės ku edhe jashtėtokėsorėt me ardhė ata duhet tė dinė tri gjėra: Coca-Cola, Disneyland dhe Barcelona.

Barcelona kėtė sezonė nga shitja e biletave, TV-te drejtat dhe suvenireve tė ndryshme duhet tė pėrfitojė rreth 300 milion euro.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.Albachat-Forum.tk
No_Name
administrator
administrator
No_Name


Male
Numri i postimeve : 67
Emertimi : Administrator
Registration date : 16/03/2007

FC Barcelona Empty
MesazhTitulli: Re: FC Barcelona   FC Barcelona Icon_minitimeSat Mar 24 2007, 21:01

Gezuar ditelindjen, Ronaldinjo!

22 Mars Ronaldinjo mbushi dje 27 vjec. Pikerisht me 21 mars 1980, ne Porto Alegre, lindi Ronaldo de Asis Moreira. Pasi kaloi disa vjet te Gremio dhe Paris SG, braziliani ka kater vjet tashme qe mban veshur fanellen e Barcelones. Ndeshjet e tij kane qene te mrekullueshme dhe eshte e pamundur qe nje lojtar tjeter te shenoje gola kaq vendimtar per skuadren e tij. Per brazilianin ka shume gola per te kujtuar dhe shume triumfe historike. Qe nga 21 korriku i vitit 2003, Ronaldinjo ka udhehequr skuadren e Barcelones ne fitimin e pese titujve shume te rendesishem, si Champions League dhe kampionati spanjoll. Ronaldinjo ka qene ne keto vite lojtari me i mire ne bote dhe kjo fale talentit te tij te padiskutueshem. Braziliani, i njohur per futbollin dhe buzeqeshjen e tij, ka gezuar pa mase mijera tifoze katalanas ne perballjet kunder skuadrave te medha si Reali i Madridit, Celsi apo Milani. Pervec titujve te fituar, katalanasit e falenderojne Ronaldinjon per futbollin qe ka treguar brenda dhe jashte nga "Camp Nou", duke e ngjitur skuadren e Barcelones ne majat me te larta te futbollit boteror. Ndeshja me e bukur per Ronaldinjon dhe ku ka shfaqur magjine e tij, pa dyshim qe eshte fitorja e madhe 3-0 kunder Realit te Madridit ne "Santiago Bernabeu", ku tifozet madrilene u cuan ne kembe per te duartrokitur yllin e Barcelones. Gjithashtu nje ndeshje e paharrueshme do te jete fitorja 2-1 kunder Arsenalit ne finalen e Parisit, fitore e cila e shpalli skuadren e Frenk Rajkardit kampione te Europes. Edhe pse Ronaldinjo nuk ka arritur te fitoje tituj te rendesishem si Superkupa e Europes apo edhe Boterori i Klubeve, perseri braziliani mbetet lojtari me i mire ne bote dhe lojtari me i mire i Barcelones. Qe kur ka veshur fanellen e Barcelones, tituj individual per brazilianin nuk kane munguar. Eshte vleresuar me cmimin e Topit te Arte te dhene nga "France Football", me cmimin "FIFA World Player", me trofeun FIFPro, me cmimin "Onze de Oro" dhe me trofeun "World Soccer".


Roni Gezuar edhe 100 tjera & mos u largo nga Barca FC Barcelona Wink
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.Albachat-Forum.tk
michaela
Admin
Admin
michaela


Female
Numri i postimeve : 75
Age : 34
Ku ndodheni : Bukuresht
Emertimi : Administratore
Hobi : Sporti
Registration date : 24/03/2007

FC Barcelona Empty
MesazhTitulli: Re: FC Barcelona   FC Barcelona Icon_minitimeSun Mar 25 2007, 03:43

Hajde mo te ta bejme qefin Forca Barcelona edhe pse e kam inat njerin aty ku lune une:P:P
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.librazhdi.com
No_Name
administrator
administrator
No_Name


Male
Numri i postimeve : 67
Emertimi : Administrator
Registration date : 16/03/2007

FC Barcelona Empty
MesazhTitulli: Re: FC Barcelona   FC Barcelona Icon_minitimeSun Mar 25 2007, 10:01

Hhahahhahahhah flm flm

Forca Barca Posht Ballack Razz
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.Albachat-Forum.tk
michaela
Admin
Admin
michaela


Female
Numri i postimeve : 75
Age : 34
Ku ndodheni : Bukuresht
Emertimi : Administratore
Hobi : Sporti
Registration date : 24/03/2007

FC Barcelona Empty
MesazhTitulli: Re: FC Barcelona   FC Barcelona Icon_minitimeSun Mar 25 2007, 11:59

No_Name shkruajti:
Hhahahhahahhah flm flm

Forca Barca Posht Ballack Razz
Mo me thuj mu posht ballack se nese ke thene ashtu me ke ofendu mu ne rradhe te pare..te gjithe prindrit ane e mban ne te gjithe boten...Razz:P:P
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.librazhdi.com
Albanian^Boy
Admin
Admin
Albanian^Boy


Male
Numri i postimeve : 48
Registration date : 16/03/2007

FC Barcelona Empty
MesazhTitulli: Re: FC Barcelona   FC Barcelona Icon_minitimeMon Mar 26 2007, 12:38

Pėr herė tė parė, ylli brazilian i ka hapur derėn Milanit: Te Barēa jam mirė, por nė tė ardhmen nuk i dihet...


Ronaldinjo: Sa gėzim tė luash me Kakanė!

Mė nė fund edhe Ronaldinjo ka hapur njė shteg. Sinjali qė Milani kishte kohė qė priste me ankth. "Nė Barcelonė ndihem i lumtur, por nė tė ardhmen nuk i dihet se ē'mund tė ndodhė." Zona e ndėrmjetme e stadiumit "Ullevi" u kthye nė arenėn e njė prej momenteve mė tė pritura tė merkatos sė ardhshme.
Fjalė tė ēmuara - Ronaldinjo zbriti i fundit nga autobusi, me buzėqeshjen e zakonshme dhe me fashion e pėrhershme tė zezė, me tė cilėn i kap flokėt bisht. Kampioni brazilian kėsaj here nuk kishte asnjė arsye pėr t'u larguar me nxitim. Mė pas kalon pranė Kakasė, e parakalon, i buzėqesh dhe ndalet. Televizionet braziliane i bėnin pyetje nga mė tė ndryshmet: nga Kupa e ardhshme e Amerikės deri te marrėdhėniet me trajnerin Dunga. Dhe, natyrisht, edhe me Kakanė, i cili ka nisur t'i vardiset pėr llogari tė presidentit tė Milanit, Silvio Berluskoni. Ronaldinjo nuk kishte si tė mos e vlerėsonte: "Ėshtė njė gjest i kėndshėm", - tha ai me njė ton tė bindur. Mė pas, duke parė "asin" e kuqezinjve, i vjen dnėr mend njė ide gjeniale. "Tė luash me Kakanė, ėshtė njė gėzim i jashtėzakonshėm." Fjala Milan nuk pėrmendet. Por mesazhi ka qenė gjithsesi shumė i pastėr. Aq mė tepėr po tė kihet parasysh se si po shkon aktualist me Barcelonėn.
Shtigjet e para - Trysnia e Berluskonit dhe e Galianit, bashkangjitur me punėn e hollė anėsore tė Kakasė, ka nisur tė japė efektet e shpresuara. Ėshtė hera e parė qė Ronaldinjo hamendėson tė ardhmen e tij futbollistike larg Barcelonės. Drita e gjelbėr qė priste klubi kuqezi pėr ta bėrė edhe mė mbytėse trysninė ndaj lojtarit tė katalanėve. Milani shpreson tė nisė bisedime normale me klubin spanjoll. Duke u pėrpjekur tė shkojnė pėrtej klauzolės sė shquar qė e lė tė lirė futbollistin. Sepse 120 milionė eurot janė jashtė ēdo logjike tė merkatos.
Njė tjetėr derbi? - Nė dhomat e zhveshjes sė stadiumit Ulevi mbėrritėn edhe deklaratat e pronarit kuqezi lidhur me njė kėrcėnim tė mundshėm nga ana e Interit. A ėshtė i pritshėm njė ankand Berluskoni Morati pėr kartonin e Ronaldinjos? Kaka tund kokėn. Dėgjon me vėmendje deklaratėn e Berluskonit dhe mė pas sheh shokun e kombėtares. "Ronaldinjo nuk mė ka folur kurrė pėr Interin. Kurrė. Nuk besoj se Interi mund tė pėrbėjė njė problem." Nė kėtė fazė delikate tė merkatos ai ėshtė kthyer nga sulmues nė "mbrojtės". Kaka e ndjek gjithandej nga pas Ronaldinjon. Duke i dorėzuar mesazhet e klubit kuqezi. Pėrgjigjja? "Kemi folur pėr Milanin dhe do tė flasim sėrish gjatė kėtij turneu nė Suedi. Por mos prisni mrekulli nga unė. Unė kam shumė gjėra tė bukura pėr tė treguar, por mė pas i takon klubit tė hyjė nė skenė." Dhe nuk ka si t'i kėrkohet Rikit tė zėvendėsojė drejtuesit kuqezinj dhe tė negociojė edhe pėr pagėn dhe kohėzgjatjen e kontratės.
Dyshe e mrekullueshme - Megjithatė, dyshja funksionon mė sė miri dhe kjo u vu re edhe nė seancėn stėrvitore. Kaka dhe Ronaldinjo hynė nė fushė sė bashku, tė pėrqafuar. Po sė bashku i pėrshėndetėn 5 mijė tifozėt qė ishin tė pranishėm nė stadium. "Selesao" tėrheq gjithnjė vėmendjen e tė gjithėve. Nė paradėn e duartrokitjeve, Ronaldinjo ia kaloi pėr njė fije kampionit tė Milanit. Por ky i fundit ia kalonte ndjeshėm pėr sa i takon pėlqimit tė publikut femėror. Por, veē ngjyrės, ka edhe njė aspekt interesant teknik. Brazili qė aktivizoi dje Dunga, do t'i pėlqente me siguri edhe Berluskonit. Njė qendėrsulmues (Fred) dhe tre gjysmėsulmues pas tij. Nga e djathta nė tė majtė: Kaka, Robinjo dhe Ronaldinjo. Le tė pėrpiqemi t'i mbyllim sytė dhe ta imagjinojmė kėtė skemė te njė Milan i mundshėm i sė ardhmes: Ronaldo nė rolin e pykės, me Oliveiran, Kakanė dhe Ronaldinjon pas krahėve tė "Fenomenit". Njė potencial i frikshėm sulmues. Ai qė duhet pėr tė nisur njė duel tė vėrtetė ndaj Interit tė rekordeve, qė mban targėn e Ibrahimoviēit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albanian^Boy
Admin
Admin
Albanian^Boy


Male
Numri i postimeve : 48
Registration date : 16/03/2007

FC Barcelona Empty
MesazhTitulli: Re: FC Barcelona   FC Barcelona Icon_minitimeMon Mar 26 2007, 12:40

Galiani: Ronaldinjo, te presim!

21 Mars Ronaldinjo, Milani, Xhanluka Zambrota. Milano?Barcelone, “aksi” me i nxehte, nepermjet te cilit, kete vere kuqezinjte mund te levizin, per te arritur te objektivat e tyre te lidhura me katalanasit. Por, endrra kuqezi quhet Ronaldinjo, per te cilin “Djalli” do te bente te pamunduren per ta pasur. I gjithe Milani, duke filluar qe nga mirembajtesit e fushes e duke mbaruar me presidentin Berluskoni, eshte duke menduar per te, per kalimin e tij me fanellen kuqezi. Nje enderr, jo me nje iluzion. Sepse mund te kthehet ne realitet. Ne fillim ka qene festa e Ronaldos ajo qe ka bere qe Dinjo te reflektoje, me pas ka qene takimi i agjentit te tij, De Asis, i cili ka udhetuar ne Milano. Ne fund, thirrja e Kakase: “Do te bisedoj personalisht me Ronaldinjon ne Kombetare dhe do t’i kerkoj qe te vije te Milani, sepse te gjithe e duan dhe do ta prisnin krahehapur”. Pra, fjalia e vetme qe citohet shpesh nga drejtuesit kuqezi eshte bere tashme nje refren: “Nese Ronaldinjo do te vendoste qe te largohej nga Barcelona, atehere ne do te ishim klubi i pare qe do te hidheshim per ta pasur”, ne kete menyre u shpreh para nje jave presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni.

Dje ka qene rradha e Adriano Galianit, administratorit te deleguar kuqezi per te perseritur mendimin e klubit, per fituesin e Topit te Arte ne vitin 2005?e: “E them dhe njehere: nuk mendoj se Barcelona do ta leshoje, por nese e ben kete, atehere ai do te vije me siguri te Milani dhe nuk do te kete nje tjeter klub ne mes, me besoni. Jemi ne “pole?position” dhe askush nuk mund te fuse hundet ne kete tratative”, konfirmoi administratori i deleguar kuqezi. “Sigurisht, nuk do te ushtrojme presion per te pasur Ronaldinjon, sepse raportet tona me Barcelonen jane nga me te mirat”.

Edhe Zambrota me “Djallin”?

Kete vere, bashke me Ronaldinjon, mund te mberrije ne Milano edhe nje tjeter surprize dhe behet fjale per Xhanluka Zambroten, qe i intervistuar nga revista “Chi”, zbuloi deshiren e tij per te mbyllur karrieren ne Itali: “Me Juventusin e kam mbyllur kapitullin. Une te Milani sezonin e ardhshem? Jam 30 vjec, kam edhe pak sezone perpara, deri ne mbyllje te karrieres dhe tani luaj me fanellen e Barcelones. Do te me vinte keq qe te largohesha menjehere, por ne futboll nuk i dihet kurre. Dhe enderroj qe te mbyll aventuren time me futbollin ne Itali. Barcelona eshte skuadra ime europiane, ndersa ne Itali me pelqen Milani. Dhe, kete vere, isha shume prane kalimit me ngjyrat kuqezi. Por, ku i dihet se cfare mund te ndodhe kete vere”.

Robinjo, “parashuta” milaniste

herat per kalimin e Ronaldinjos te Milani jane bere edhe me te forte, por nese kjo tratative nuk do te arrihej, atehere Milani do te hidhej ne sulm per nje “mall rezerve”, qe ne kete rast do te ishte Robinjo. Sipas disa adresave spanjolle, kuqezinjte jane shume prane mbylljes se marrveshjeje per te mberritur te braziliani, i pakenaqur te Reali dhe zgjedhjet e trajnerit Fabio Kapelo. Ndersa Barcelona eshte shume prane blerjes se Kristiano Ronaldos, behet fjale per nje oferte marramendese prej 75 milion eurosh, Milani eshte shume prane Dinjos. Nese kjo marreveshje nuk do te arrihej, atehere Robinjo do te ishte alternativa per klubin kuqezi. Sigurisht, merkato ende nuk ka nisur, por fjalet e para konfirmojne se “tentakulat” e “Djallit” do te jene pikerisht ne Spanje dhe me saktesisht te Reali e Barcelona.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





FC Barcelona Empty
MesazhTitulli: Re: FC Barcelona   FC Barcelona Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
FC Barcelona
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mire Se Vini ne Albachat-Forum.Tk :: Sporti dhe sportėdashit :: Futbolli-
Kėrce tek: