Presidenti kuqezi: Ne jemi tė parėt, por rėndėsi ka t'ua heqim nga duart zikaltėrve
Dinjo, Milani "i trėmbet" Interit
Sporti Shqiptar
Sezoni tashmė ka nisur dishezėn dhe Milani ėshtė i pėrqendruar te objektivi i dyfishtė i Championsit: kualifikimin nė ndeshjet paraeleminatore dhe finalen e Athinės. Gjatė javės sė pushimit tė kampionatit, ndėr tė tjera, ėshtė merkatoja e futbollit ajo qė po mban me shpresė dhe ėndrra zėrat e vazhdueshėm qė vijnė nga shumė anė. Nė shtėpinė e Milanit, pėr tė ndezur pasionin e "Djallit", ėshtė mundėsia pėr tė pasur Ronaldinjon nė skuadėr nė sezonin e ardhshėm dhe pas fjalėve tė Galianit rreth mundėsisė konkrete pėr tė siguruar yllin brazilian, edhe Silvio Berluskoni ka ritheksuar tė njėjtėn ide: "Nėse Ronaldinjoja e lė Barēėn, do ta marrim ne, - komentoi presidenti kuqezi. - Mundėsia e lirimit nuk ėshtė njė problem." Presidenti mė pas pranoi se ka njė motiv mė shumė pėr tė bėrė ēdo pėrforcim pėr tė pasur 27-vjeēarin: "E rėndėsishme ėshtė t'ia heqim nga duart Interit", - vijoi ai, duke ndezur njė farė derbi. Pėr sa u takon zėrave tė tjerė, qė qarkullojnė me kėmbėngulje rreth formacionit kuqezi, me "konfirmimin" e Karlo Anēelotit sigurisht nė drejtim tė Milanit nė sezonin e ardhshėm, Adriano Galiani ka larguar edhe hipotezėn "Bufon", qė u fol orėt e fundit: "Ne kemi rikonfirmuar Didėn, - sqaroi administratori i deleguar milanist, - qė do tė jetė portieri ynė. Lipi ėshtė njė trajner shumė i madh, por nė stolin e Milanit do tė qėndrojė sigurisht Karlo Anēeloti." I ngacmuar pėr Ronaldinjon, Galiani mohoi mundėsinė e kėmbimit Xhilardino-Kamoranezi, sikundėr dhe interesimin ndaj Zambrotės: "Do tė luajmė me tė tjerė." Se cilėt janė, nuk dihet ende.