Mire Se Vini ne Albachat-Forum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mire Se Vini ne Albachat-Forum.Tk

Ndonjėherė mjafton njė moment pėr tė harruar gjithė jetėn, por ndonjėher nuk mjafton e gjithė jeta pėr ta haruar njė moment. Momentet mė tė bukura kalohen tek http://www.albachat-forum.tk/
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
No_Name
administrator
administrator
No_Name


Male
Numri i postimeve : 67
Emertimi : Administrator
Registration date : 16/03/2007

Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Empty
MesazhTitulli: Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI"   Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Icon_minitimeSat Mar 24 2007, 21:13

Inter, ne “gjurmet” e Nasri

Nasri eshte nje prej risive me interesante te Frances se Raimond Domenekut. Familje me origjine arabe, mesfushori 19?vjecar ka zhvilluar tashme 82 ndeshje me fanellen e Marsejes. I ndjekur prej kohesh nga zbuluesit e talenteve te Interit, thuhet qe Nasri ka madje edhe nje marreveshje verbale, per t iu bashkuar zikalterve, pas perfundimit te kontrates se tij aktuale me klubin e “Velodrome”, ne 2007?n. Interi ka nje vit qe e ndjek Nasrine dhe konsiderohet si nje futbollist me nje potencial shume te madh. Nasri (177 cm, 74 kg), pavaresisht moshes se tij, ka hyre “me dhune” ne rreshtimin titullar te Marsejes. Mbreselenese teknika e tij me kemben e djathte, ndersa nga pikepamja fizike i mungon ende pak shpjetesi ne levizshmerine e tij. 19?vjecari u zbulua perpara dy vitesh nga Juventusi, gjithmone e vemendshme ndaj merkatos franceze. Bardhezinjte e ndoqen per disa muaj, ndersa e konsideronin nje futbollist me nje te ardhme te madhe. Por, Marseja bllokoi cdo tratative, duke e lidhur futbollistin me origjine magrebine me nje kontrate profesionale deri ne 2007?n. Nasri i perket te njejtes kompani manaxheriale, qe perfaqeson edhe Didier Drogbane, Uilliam Gallasin dhe Osman Dabone. Vlera e tij aktuale eshte prej shtate milion eurosh, por ajo eshte e destinuar te rritet, pas debutimit te tij me kombetaren.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.Albachat-Forum.tk
No_Name
administrator
administrator
No_Name


Male
Numri i postimeve : 67
Emertimi : Administrator
Registration date : 16/03/2007

Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI"   Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Icon_minitimeSat Mar 24 2007, 21:13

Deshamp: Titulli i menjehershem? E pamundur!

Deshamp shuan entuziasmin e krijuar ne kampin e bardhezinjve, pas optimizmit te shprehur nga Montexemolo. “Titullin kampion te Italise qe ne sezonin e ardhshem? Kjo eshte e pamundur”, thote trajner francez, i cili mendon se sezonin ardhshem Juverntusi mund te synoje vendin e katert qe te kualifikon per ne Champions League, por jo majen ne kampionat. Per titullin do te duhet ende durim. Trajneri i “Zonjes” eshte i pari qe i thote gjerat ashtu sic jane, duke reduktuar notat e optimizmit te shprehur nga presidenti i FIAT e Ferrarit, Luka di Montexemolo. “Ne do te shkojme ne Serine A nga B?ja dhe do te kemi nevoje per perforcime te rendesishme. Eshte e ditur qe nje skuader qe ndryshon shume, ka nevoje per kohen e saj per te formuar nje grup te bashkuar dhe per te bere te mundur qe futbollistet te krijojne marredhenie te forta mes tyre. Do te kemi nevoje per kohe, pasi do te nisemi me vonese, ne raport me skuadra te tjera. Roma, Milani dhe Interi do te nisen te avantazhuar ne luften per titullin dhe eshte e sigurt qe gjate veres do te perforcohen edhe me shume. Ne do te bejme me te miren tone per te formuar nje Juventus sa me te forte te mundshem. I kuptoj tifozet, te cilet deshirojne shume te shohin perseri ate skuader te madhe qe kane pare me vite me radhe, por mendoj qe do te ishte e papergjegjshme nga ana jone t’u premtonim titullin, ne vitin e pare pas rikthimit ne Serine A”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.Albachat-Forum.tk
No_Name
administrator
administrator
No_Name


Male
Numri i postimeve : 67
Emertimi : Administrator
Registration date : 16/03/2007

Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI"   Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Icon_minitimeSat Mar 24 2007, 21:14

Bufon: Nuk premtoj besnikeri!

Rreth Xhixhi Bufonit mund te ndizet nje lufte e ashper ne merkaton e ardhshme. Portieri i Juventusit dhe kombetares italiane e di kete dhe ne fjalet e tij tregohet i kujdesshem per te theksuar dashurine e tij ndaj “Zonjes”, por pa perjashtuar mundesine e nje ndryshimi te mundshem. “Jane te shumte faktoret qe mund te ndikojne ne zgjedhjen e tij, duke nisur qe nga konkurrenca e Juventusit te ri dhe deri tek e ardhmja e Marcelo Lipit.

TITULLI I SERISE A. “Eshte dicka e bukur te degjosh nga nje njeri i rendesishem si Montexemolo qe enderron titullin menjehere pas rikthimit tone. Optimizmi eshte i rendesishem per moralin, por futbolli eshte mbi te gjitha programim. Per te fituar, duhen shume vite dhe nje projekt i rendesishem. Ose gjendet nje Ronaldinjo ne shtepi, sic tha Kobolo Xhilji, ose nevojiten shume para per t’u shpenzuar. Mendoj qe titulli yne, sezonin e ardhshem, do te ishte perfundimi ne zonen Champions”.

ENIGMA E SE ARDHMES. “Vendosa te qendroja tek Juventusi edhe ne Serine B ne menyre intiktive. Nuk isha i lumtur per kete gje, por keshtu vendosa. Se cfare do te bej ne vazhdim, kete nuk e kam menduar”. Pa fshehur rezervat ne lidhje me te ardhmen e tij, Bufon shton: “E shoh pak Serine A. Skuadra ime luan ne Serine B dhe shtate skuadrat e para te kesaj kategorie do te perfundonin ne vendet 7?13, ne Serine A. Interi i ketij sezoni me ngjan me Juventusin e viteve te fundit, me ndryshimin e vetem qe ne ndertuam nje skuader te madhe ne pese vjet dhe jo ne pese muaj. Mendoj qe ndeshkimi me i rende qe iu dha Juventusit nuk ishte rrezimi yne nje kategori me poshte, por shkaterrimi i asaj skuadre te madhe qe u formua gjate shume viteve”.

JUVENTUSI I RI. Sipas Bufonit, per t’u rikthyer fuqishem nuk mjafton vetem rritja e kapitalit me 105 milion euro. “Kjo na ben me te fuqishem, por qe me perpara e dija qe nje pjese e madhe e ketyre parave do te shkonte per te mbuluar borxhe”. Me nje batute, portieri ben te kuptohet qe shanset e qendrimit te tij ne Torino, jane me te medha se sa ato te largimit. “Kush do te arrije i pari ne Champions midis meje dhe Juventusit? Do ta arrijme bashke, ne te njejtin vit”.

LIPI. Mbetet mbi te gjitha e panjohura Lipi. Ish?trajneri i kombetares italiane eshte shnderruar ne nje objektiv per shume skuadra te rendesishme europiane. “Lipi eshte trajneri im ideal dhe ne qofte se do te me kerkonte qe ta ndiqja, atehere do te me vendoste ne veshtiresi, por nuk ka per ta bere. Jam i sigurt qe Marcelos nuk i mungojne oferta joshese. Sipas mee, ai po pret pasi deshiron te zgjedhe nje projekt me te vertete ambicioz, mbase sepse nuk ka deshiren dhe kohen per te marre persiper ndertimin e nje projekti afatgjate. Lipi i kombetares, sipas meje, eshte nje trajner me shume pak difekte, nje shembull shume prane perfeksionit. Tek Juventusi, ndonje gabim edhe mund ta bente. Por, ne vitin e tij te fundit tek ne, ishte perfekt ne pikepamjen taktike dhe te administrimit te futbollisteve. Ai di te marre 110% nga cdo futbollist dhe shume trajnere te tjere te medhenj, kete nuk dine ta bejne”.

TOTI DHE DEL PIERO. I pyetur ne lidhje me kapitenin e Romes, Bufon pergjigjet: “Te gjithe presim qe ai te marre nje vendim. Megjithate, Toti ishte shume i qarte kur tha qe do te rikthehej pasi te hiqte fashot. Jam i sigurt qe kur te rikthehet, do te luaje edhe me mire se me pare”. Fjalet e fundit, Bufoni ia dedikon shokut te tij te skuadres, Del Pieros, i “plagosur” nga tribuna kunder Gjeorgjise, por me shume nga mungesa e shpjegimeve nga Donadoni. “Po, jemi te gjithe te barabarte, por kjo nuk rezulton gjithmone e vertete. Trajneri nuk e ka per detyre te na jape shpjegime per vendimet e tij, por pastaj, kur ke te besh me nje futbollist qe luan prej shume vitesh me kombetaren dhe ka qene gjithmone i pranishem, mendoj se komunikimi nuk do te ishte i demshem. Gjithsesi, zgjedhjet i takojne trajnerit”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.Albachat-Forum.tk
No_Name
administrator
administrator
No_Name


Male
Numri i postimeve : 67
Emertimi : Administrator
Registration date : 16/03/2007

Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI"   Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Icon_minitimeSat Mar 24 2007, 21:14

Van Nistelroi: Roni, sa keq qe iku!

“Ronaldo eshte nje prej sulmuesve me te mire ne bote dhe kam ndiere emocione perkrah tij. Largimi i tij ishte nje humbje per ne. Kristiano? Futbollisti me i mire ne bote per momentin”



Sulmuesi i Realit te Madridit, Rud van Nistelroi, ne nje interviste te dhene per te perditshmen spanjolle “AS”, ka folur per situaten qe po kalon skuadra madrilene dhe ne vecanti ka pergezuar presidentin e klubit, Ramon Kalderonin. Gjithashtu sulmuesi holandez ka folur per mundesite e skuadres madrilene per te fituar titullin kampion dhe ka dhene mendimin e tij per situaten qe po kalon braziliani Emerson.



? Emerson ka thene se ne qofte se ndonje shok ka problem me te, atehere t’ia thote ne sy. Ju a keni ndonje gje per t’i thene?

? Jo, mendoj te njejten gje si ai. Ne skuader asnjehere nuk degjoj gjera te keqija.

? Eshte e vertete qe nuk deshiroi te luante perballe Bajernit?

? Nuk besoj se ka qene keshtu. Emerson eshte nje profesionit dhe gjithmone deshiron te luaje. Nuk e di se cfare ka ndodhur.

? Cfare marredhenie keni me te?

? Eshte shoku im dhe marredhenia ime me te eshte e mire.

? A i keni lexuar lajmet te cilat thone se Shuster do te jete trajneri i ardhshem i Realit?

? Per momentin eshte te Getafe dhe skuadra e tij po luan shume mire. Nuk e di se si eshte, por per momentin trajner eshte Kapelo dhe duhet ta respektojme. Une dua vetem te jap me te miren time per skuadren dhe nuk dua te mendoj per kete teme.

? Cili ka qene idhulli juaj?

? Marko van Basten.

? Por ai nuk po ju therret ne kombetare.

? Tani eshte ndryshe. Ne Europianin e 1988 ishte me i miri dhe eshte treguar i pabesueshem.

? Po Krujf?

? E kam pare ne video dhe ishte idhulli i babait tim. Per brezit tim me i miri ka qene Van Basten.

? Cfare ka ndodhur midis jush?

? Ne Boteror isha ne stolen ne ndeshjen e raundit te dyte, te cilen e humbem dhe une nuk e kuptova kete vendim. Me pas folem, por marredhenia nuk eshte shume e mire.

? Ne qofte se ju therret, do te shkoni?

? Ishte ne Madrid. Folem gjate per ate qe ndodhi ne Boteror dhe vendosen qe ta harrojme dhe te ecim perpara. Desha te dija nese beson tek une per ne Europian dhe nuk m’u pergjigj. Dua te luaj, por kam nevoje per qetesi dhe besim. Ne qofte se jo, atehere rikthimi im ne kombetare eshte i pamundur.

? Jeni me i lumtur ne Madrid se ne Mancester?

? Nuk mund t’i krahasoj. am kaluar pese vite te mrekullueshme ne Mancester. Jam i lumtur ne Madrid, por edhe atje kam kaluar momente te bukura. Te luaja me Realin, ka qene endrra ime kur isha femije.

? Ne vere keni patur oferta nga Milani dhe Bajerni. Pse zgjodhet Realin e Madridit?

? Nga ndjenjat. Ndihem madrilen dhe kaq. Ndjej dicka te vecante edhe pse ka shume skuadra te mira.

? Jeni i zhgenjyer per zgjedhjen qe keni bere?

? Ishte e veshtire ne fillim, por tani jam mire dhe dua te triumfoj me kete skuader.

? Mendoni se do te dilni te dytet?

? Jo, mendojme se do te shpallemi kampion. I kemi te gjitha shanset per te fituar kampionatin.

? Perpara pak kohesh lexova disa elozhe per Ronaldon.

? Eshte nje nder sulmuesit me te forte ne bote dhe eshte shume emocionuese te luash perkrah tij. Ka qene i pafat sepse ka patur shume demtime dhe ishte nje fatkeqesi qe u largua.

? Po Bekam? Te Mancesteri ishit miq te ngushte.

? Po, si tani. Kur nuk luante, gjithcka behej shume e veshtire per mua. Eshte nje lojtar fantastik.

? A mendoni se Kristiano Ronaldo do te largohet nga Mancesteri?

? Eshte nje lojtar shume i mire, me i miri ne bote. Fizikisht dhe teknikisht ka perparuar shume. Per mua do te ishte mire qe te vinte ne Madrid, por eshte shume e veshtire qe te lere Mancesterin.

? Kapelo ju ka dhene disa dite pushim. Cfare do te beni?

? Do te shkoj ne Holande sepse vellai im ka ditelindjen. Do te pushoj me familjen time.

? Kush ju beri futbollist?

? E gjithe familja ime. Mamaja ime ka qene futbolliste ne fshatin tim prej 5 000 banoresh. Edhe babai dhe gjyshi im kane luajtur futboll. Te behesha futbollist, ka qene endrra ime.

? Deri tani, kur jeni defryer me shume ne Spanje?

? 92 minutat qe luajta ne “Camp Nou” ishin me te mirat per mua, deri sa Mesi shenoi golin e trete.

? A ka ndryshuar ndonje gje?

? Po, i treguam te gjitheve sesa te afte jemi.

? Ndonje lojtar ka folur me Kapelon per te ndryshuar sistemin e lojes?

? Jo, lojtaret luajne ashtu sic vendos Kapelo.

? Ju shqeteson e ardhmja e Realit apo ju ben optimist?

? Te Reali gjithmone ndodh dicka sepse klubi deshiron gjithmone me te miren per kete skuader.

? Si eshte marredhenia juaj me Ramon Kalderonin?

? Shume e mire dhe gjithcka shkon me se miri. Eshte e hera e pare qe nje president me jep shpjegime per gjithcka e pyes. Kjo do te thote shume per nje president.

? Cfare mendimi keni per Madridin?

? Eshte nje qytet shume i bukur, me histori dhe kulture te madhe. Une dhe gruaja ime bejme kurse per gjuhen spanjolle dhe tani kemi filluar te flasim shume mire. Spanjollet jane njerez shume te mire dhe dine te jetojne shume mire.

? Po politika?

? Perpiqem te ndjek situaten ne vend, por e kam shume te veshtire ta kuptoj.

? Jeni konservator?

? Jam demokrat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.Albachat-Forum.tk
No_Name
administrator
administrator
No_Name


Male
Numri i postimeve : 67
Emertimi : Administrator
Registration date : 16/03/2007

Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI"   Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Icon_minitimeSat Mar 24 2007, 21:15

Toti: Faleminderit, Lipi!

“Jehona” e Boterorit gjerman i mungon shume Italise. Shpesh, arritja e “axurreve” ne finalen e Berlinit mund te sherbeje per t’i dhene nje fryme te re optimizmi futbollit italian dhe, nepermjet pasqyrimit te nje triumfi, krizat mund te kalohen shpejt. Por, vec Kupes, ajo qe do te mbahet mend gjate do te jete grumbullimi i kapitenit te Romes, Francesko Totit, i cili dy muaj e gjysme para ketij kompeticioni, pesoi nje d-mtim ne kavilje. Ne librat e historise do te thuhet: Marcelo Lipi, ne ate kohe trajneri i Italise, besoi te fantazisti verdhekuq dhe e priti, deri sa ky i fundit u rikuperua”. Nje perralle e bukur, qe sot komentohet me shume lumturi nga vete protagonisti, kampioni i botes, Francesko Toti, i cili gjen nje rast me shume per te falenderuar Lipin, per ate qe beri. Raporti i Franceskos me Lipin eshte i mrekullueshem: “Kur nje trajner beson te lojtaret e tij, atehere keta lojtare japin edhe me shume se 100%. Duket si dicka e pamundur, por eshte e vertete. Trajneri Lipi ishte teper thelbesor per mua ne Kombetaren axurre. Nje dite pas demtimit, Lipi erdhi te me takonte dhe me tha: do te te ruaj vendin, por te pres. Per mua, ardhja e tij ne stolin e Italise ishte teper thelbesore. Kur nje trajner beson te nje lojtar, raporti behet i vertete dhe futbollisti jep me shume nga vetja e tij. Keshtu ndodhi edhe me Donadonin dhe i thashe se do te kthehesha ne dispozicion vetem kur te hiqja vidat nga kavilja”. Ne fund, Toti u ndal te dhuna ne sport, per te cilen ka nisur edhe nje fushate, fale publicitetit: “Futbolli eshte nje zbavitje, nje mundesi per t’u kenaqur dhe jo per te pare dhunen”, perfundoi Toti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.Albachat-Forum.tk
No_Name
administrator
administrator
No_Name


Male
Numri i postimeve : 67
Emertimi : Administrator
Registration date : 16/03/2007

Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI"   Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Icon_minitimeSat Mar 24 2007, 21:15

Materaci: Do te rikonfirmohemi!

“Mos harroni, jemi kampionet e botes dhe, si pasoje, kemi nje besim te madh ne aftesite tona, por nuk duam qe mbi ne te ushtrohet presion”



Marko Materaci, nje baba i shkelqyer, nje lojtar i mrekullueshem, nje njeri me karakter te forte, brenda dhe jashte fushes, por gjithmone i dashur, ne cdo moment. Pervec, atij “gabimi” ne Boterorin e fundit, ne Gjermani, kur pas nje grindje me Zidanin, u hapen shume polemika dhe gishti ra mbi mbrojtezin zikalter. Sot, si kampion bote me “axurret”, Materaci eshte nje njeri i pjekur, me pervoje qe nuk mund t’i fale me vetes “gafa” te tjera ne jete. Ne nje interviste te dhene per “Corriere dello Sport”, mbrojtesi i Interit flet per Kombetaren e Italise, kampionatin e shume tema te tjera.



? Materaci, po e nisim ne nje menyre krejt te vecante pyetjen e pare: doni qe te flasim per Kombetaren, per plumbat dhe letren kercenuese karshi prsidentit tuaj, Morati, per titullin e kartonit apo per ndonje gje tjeter?

? Degjoni, nuk eshte koha qe te merremi vetem me fjale te kota dhe te futemi ne brendesi te disa ceshtjeve, te cilat jane ndjekur me interes nga italianet, por qe ne te vertete jane thjesht materiale plotesuese per gazetat. Une do te doja te flisja vetem dhe eskluzivisht per Kombetaren, por e di qe kjo nuk eshte e mundur, ndaj jam i pergatitur edhe per temat e tjera. Kemi nje ndeshje teper te veshtire ndaj Skocise, nje impenjim teper vendimtar, por mendoj se nuk eshte dicka e pamundur per Kampionet e botes. Mesa duket, e keni harruar shume shpejt se jemi ende kampione bote dhe si te tille kemi te drejte qe te vleresohemi dhe te ushqehemi me me shume shtysa nga mediat, gje qe nuk po ndodh.

? Ne fakt, ndeshja ndaj Skocise eshte nje mundesi e pagabueshme, duke pare situaten ne grup. Por, ajo qe lidhet me temen “axurre” eshte edhe lekundja e pankines se Donadonit: nese humb, rrezikon vendin?

? Degjoni, nuk eshte hera e pare qe ndodh dicka e tille gjate stervitjes se Kombetares, ndaj mendoj se eshte me mire qe te tilla polemika te qendrojne jashte dyerve te Kovercianos. Pas Boterorit, jemi rritur si grup dhe si skuader, duke fituar me shume besim ne aftesite tona. Dhe, sidoqofte, sfida qe do te zhvillohet ne Bari eshte thelbesore per te gjithe, jo vetem per trajnerin tone. Pra, si thuhet ne keto raste, jemi te gjithe ne nje pallat, nese bie nje termet, atehere te gjithe lekundemi.

? Na flisni disi per atmosferen, perpara ketij takimi?

? Eh, atmosfera eshte gjithmone e mire dhe entuziazmi eshte i larte, sepse te gjithe e dime se na duhet fitorja, por jemi mese gati per kete ndeshje. Sigurisht, frika ekziston, sepse nuk duam qe te zhgenjejme populin italian, qe na konsideron si heronj, pas triumfit ne Boteror: te pakten une, premtoj se do te jap maksimumin, ashtu si gjithmone. Per te tjeret nuk mund te flas. Te gjithe jemi te bashkuar, drejt nje qellimi, per te shkuar ne Europianin e ardhshem.

? Te kalojme te nje argument i “nxehte”: titulli qe mbani veshur ne fanelle eshte prej kartoni, dicka e pavlere?

? Sigurisht, kur me thonin dicka te tille ne fillim te kampionatit, ndihesha disi ne siklet dhe me bezdiste dicka e tille, por tani qe jemi me merite te plote ne vend te pare ne renditje dhe kemi mundur te gjithe rivalet direkt, askush nuk mund te na fyeje ne ate menyre. Roma, qe eshte nje prej formacioneve me te mire ne Europe eshte 18 pike poshte nesh. Per mua, ky titull qe po afron eshte i arte, njesoj si Boterori. Mezi pres qe te festoj dicka te tille ne “San Siro”, nen syte e tifozeve, qe na kane qendruar gjithmone prane, ne cdo moment, duke na mbeshtetur dhe duke na thene fjale te mira, edhe kur zhgenjenim.

? A do te firmose Mancini?

? Ky eshte nje argument per te cilin qeshim te gjithe, duke bere shaka. Nese klubi do te zyrtarizoje kete rinovim, atehere cfare do te shkruani? Posi pra, me titullin ne xhep!

? Donadoni eshte ankuar per faktin se te Interi nuk ka shume italiane...

? Me vjen keq, sepse si nacionalist qe jam, e kam te veshtire te shoh se ne fushe jam i vetmi italian. Por, drejtuesit e klubit nuk blejne lojtare ne baze te nje koeficenti te nacionalizmit, por ata qe konsiderojne si me te miret dhe qe jane te lire. Nuk shihet shume pashaporta, por cilesite e lojtareve.

? Me mire Ronaldinjo apo Ibrahimovici?

? Njerin nga keta te dy e kam pare vetem ne televizor, ndersa Ibren e kam shok skuadre e shoh perdite ne stervitje. Mos me pyesni se si luan me topin nder kembe, sepse e kam te veshtire qe ta shpjegoj. Mund te qendroj duke e pare me vemendje dhe te mos kuptoj asgje.

? Po Kristiano Ronaldo?

? Sikur te vinte te ne nuk do te ishte dicka e keqe... Bashke me Ibren, do t’i sillnin marramendje kampionatit italian.

? Materaci, a do te beni paqe me Zidanin, apo jo?

? Ronaldo me ftoi ne miqesoren e tij sepse eshte nje miku im i ngushte dhe do te kisha shkuar po sikur te mos kisha pasur pune te tjera. Persa i perket paqes me Zidanin, e kam thene me kohe fjalen time: nese ai eshte gati, s’kam per te humbur asgje. Por, nese ai nuk do, atehere mirupafshim, kam nje familje te shkelqyer per te mbajtur, nuk mund te merrem me te tilla marrezira apo lojra femijesh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.Albachat-Forum.tk
No_Name
administrator
administrator
No_Name


Male
Numri i postimeve : 67
Emertimi : Administrator
Registration date : 16/03/2007

Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI"   Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Icon_minitimeSat Mar 24 2007, 21:15

Berluskoni: Inter, larg nga Dinjo!

Vera qe do te vije do te nise me nje pytetje, e cila e ka humbur disi tiparin retorik, pas zhvillimeve te fundit: Ronaldinjo te Milani, apo jo? Shume pergjigje, shume ide, shume frike, shume medyshje ne koken e te gjitheve, si ne seline kuqezi, ashtu edhe ne ate te Barces. Por, ndersa Karlo Anceloti e enderron brazilianin cdo nate, nese Galiani konfirmon “pole position” per yllin katalanas, Silvio Berluskoni zbulon planet e “Djallit”. Natyrisht, eshte presidenti ai qe vendos dhe shpenzon parate, nje shifer jo e vogel per Dinjon. I intervistuar nga “Sky”, padroni i Milanit pretendon vetem dicka: “Ne jemi klubi i pare tek i cili Ronaldinjo do te vinte, ne rast se do te largohej nga Spanja dhe Barcelona. E rendesishme eshte qe te mos shkoje te Interi”. Nje mesazh teper i qarte ky per Masimo Moratin, presidentin zikalter, i cili po planifikon nje te ardhme edhe me te madhe. Pra, me kete fraze, objektivi i Berluskonit duket qarte, ashtu si edhe slogani i tij: “Hiqni duart nga Ronaldinjo, sepse eshte vetem i Milanit”. Nderkohe, padroni kuqezi pretendon dhe se klauzola per prishje kontrate nuk eshte aspak nje problem per te: “Klauzola? S’me intereson, parate nuk jane nje problem”.

Nga ana tjeter, Adriano Galiani eshte kthyer qe te flase per te ardhmen e Karlo Ancelotit: “Lipi eshte nje trajner i madh, por ne pankinen e Milanit do te qendroje Karlo Anceloti”. Adminsitratori i deleguar kuqezi ehste shpjeguar: “Ne pankinen e Kombetares, Donadoni ndihet shume mire, ndersa Anceloti eshte i lumtur te Milani”. Ne lidhje me Bufon, Galiani u shpreh: “Rikonfirmuam se Dida do te jete portieri i Milanit, cfare doni me shume?! Zambrota? Ai eshte nje lojtar i Barcelones dhe, sebashku me Ibrahimovicin, jane te paprekshem, sepse jane ne dy klube te medha. Sikur te mos kishim pasur skandalin, do t’i kishim marre. Dinjo? Mjaft me kete!”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.Albachat-Forum.tk
Sponsored content





Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI"   Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI" Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gazeta Elektronike Sportive: "FUTBOLLI"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mire Se Vini ne Albachat-Forum.Tk :: Sporti dhe sportėdashit :: Futbolli-
Kėrce tek: