Mire Se Vini ne Albachat-Forum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mire Se Vini ne Albachat-Forum.Tk

Ndonjėherė mjafton njė moment pėr tė harruar gjithė jetėn, por ndonjėher nuk mjafton e gjithė jeta pėr ta haruar njė moment. Momentet mė tė bukura kalohen tek http://www.albachat-forum.tk/
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 FC Real Madrid

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Albanian^Boy
Admin
Admin
Albanian^Boy


Male
Numri i postimeve : 48
Registration date : 16/03/2007

FC Real Madrid Empty
MesazhTitulli: FC Real Madrid   FC Real Madrid Icon_minitimeSat Mar 17 2007, 15:09

Pėrshėndetje

Jemi gati se nė fund tė sezonit futbollistik, dhe punėt nė kampin madrilen, nuk janė duke shkuar sipas parashikimeve. Gjithēka mbrapsht filloi me dorėheqjen e kryetarit tė klubit, Florentino Perezit, mandj eleminimi nga Kupa e Mbretit, elemiminimi nga Liga e Kampionėve dhe humbja e mundėsisė pėr tė fituar titullin nė Primera Division.

Ky vit qė tash mund tė shpallet i mbyllur. Duhet koncentrim nė gjetjen e njė trajneri tė mirė, inkuadrimin e disa lojtarėve tė rinj nė ekip dhe njė rifreskim total i bankės rezervė. Flitet pėr disa blerje eventuale, por ende asgjė nuk ėshtė e sigurtė. Poashtu vlen tė ceket se nė qershor tė kėtij viti do tė mbahen edhe zgjedhjet presidenciale, pėr kryetar tė klubit.

Kjo verė si duket do tė jetė shumė nxehtė nė Real Madrid....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albanian^Boy
Admin
Admin
Albanian^Boy


Male
Numri i postimeve : 48
Registration date : 16/03/2007

FC Real Madrid Empty
MesazhTitulli: Mijatovic: Kapelo qendron, deri te shtunen!   FC Real Madrid Icon_minitimeSat Mar 17 2007, 15:11

Drejtori sportiv i Realit te Madridit, konfirmoi menjehere pas perfundimit te ndeshjes se “Allianz Arena”, nga terreni i stadiumit bavarez, qe Kapelo do te vazhdoje te jete trajneri i klubit madrilen, te pakten edhe per klasiken e kesaj te shtune, kunder Barcelones ne “Camp Nou”. Predrag Mijatovic deklaroi ne “Canal +”, ne perfundim te ndeshjes se Mynihut: “Per momentin, Kapelo vazhdon te jete trajneri yne dhe do te drejtoje skuadren ne ndeshjen me Barcelonen. Ky eliminim perben per ne nje grusht shume te rende, mbi te gjitha pasi besonim qe do te mbronim fitoren e ndeshjes se pare. Vetem pas ndeshjes se te shtunes do te bejme analizen dhe do te marrim nje vendim. Mendoj qe e gjithe ndeshja u percaktua nga goli qe dhuruam qe ne sekonden e dhjete dhe ne Champions League nuk mund t’i lejosh vetes te besh dhurata te tilla”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albanian^Boy
Admin
Admin
Albanian^Boy


Male
Numri i postimeve : 48
Registration date : 16/03/2007

FC Real Madrid Empty
MesazhTitulli: Re: FC Real Madrid   FC Real Madrid Icon_minitimeMon Mar 26 2007, 12:35

Shuster: Jam gati per Realin!

Trajneri aktual i Getafes, Bernd Shhuster, ne nje interviste te dhene per mediat spanjolle ka pranuar se eshte i pergatitur per te drejtuar Realin e Madridit. Gjermani ka siguruar se nuk ka asnje akord me Ramon Kalderonin, por qe do ta pranonte me kenaqesi ne qofte se gjithcka do te behet zyrtare. Shuster kerkon te triumfoje me skuadren e Realit te Madridit, e cila ka tre vjet qe nuk fiton asnje titull te rendesishem. “Jam plotesisht i pergatitur per te qene trajneri i Realit. Eshte nje kenaqesi shume e madhe per mua”, tha trjneri gjerman. Bernd Shuster ka qene nje kandidat per te drejtuar skuadren madrilene qe ne veren e kaluar, por presidenti Kalderon veendosi te ulet nen drejtimin e skuadres Fabio Kapelon dhe drejtor sportiv Predrag Mijatovicin. Me pas gjermani vendosi te merrte drejtimin e skuadres se Getafes, edhe pse kishte oferta nga klube te tjera. Nje nga me te rendesishmet ishte skuadra argjentinase e Boka Juniorsit. “I thashe jo Boka Juniorsit dhe ishte nje vendim shume i veshtire per mua. Boka eshte nje skuader shume e madhe dhe shpresoj qe ndonjehere te me jepet rasti te shkoj atje”.Oferta e Ramon Kalderonit ne adrese te Bernd Shusterit ka ardhur gjate fazes pergatitore dhe gjermani nuk deshironte te braktiste presidentin e Getafes, Anhel Torresin, me te cilin ka nje miqesi shume te mire. Tani, Shuster eshte perseri ne interesin e Realit te Madridit, pas deshtimit te Fabio Kapelos ne etapen e tij te dyte. Shuster eshte i gatshem ta pranoj oferten, por shton: “Me duhet te tregohem i duruar dhe i permbajtur. E di qe shpejt apo vone, futbolli do te ma jap mundesine te drejtoj nje skuader te madhe”.Trajmneri gjerman nuk ka frike se mund te drejtoj nje skuader te madhe si Reali i Madridit dhe ne nje skuader ku ka shume presion sepse ka tre vjet pa fituar asnje titull. “E rendesishem ehte te dijme se cfare do te bejme, por une jam i qete dhe ploteisht i pergatitur”.Bernd Shuster eshte shprehur se mund te ndertoje nje skuader te madhe nese presidenti i klubit, ne kete rast Ramon Kalderon, i ploteson kerkesat e tij. “Me pelqen te kem nje skuader me mbojtje te forte, te sigurt dhe te frikshme. Per kete me duhen mbrojtesit argjentinas te cilet jane shume te forte fizikisht dhe shume te zgjuar. Brazilianet luajne me shume ne sulm, ndersa me mesin e fushes ddo te me pelqente te kisha lojtar gjerman. Spanjollet? Lojtaret spanjoll dine te pershtaten ne pozicione te ndryshme”, perfundoi gjerman i Bernd Shuster.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albanian^Boy
Admin
Admin
Albanian^Boy


Male
Numri i postimeve : 48
Registration date : 16/03/2007

FC Real Madrid Empty
MesazhTitulli: Re: FC Real Madrid   FC Real Madrid Icon_minitimeMon Mar 26 2007, 12:35

Kalderon: Kapelo ishte nje gabim

Ramon Kalderon, presidenti i Realit te Madridit, ka pranuar ne menyre te terthorte se Fabio Kapelo nuk do te vazhdoje me ne Madrid sezonin e ardhshem. Ne nje interviste per mediat meksikane, Kalderon pranoi se akoma nuk eshte e sigurt arritja e marreveshjes me gjermanin Bernd Shuster per drejtimin e pankines se Realit te Madridit. “Eshte e vertete qe jane tre apo kater trajnere te gare dhe une per Shuster kam folur edhe me pare, por gjithashtu jane edhe Rafa Benitez dhe Hoze Murinjo”, tha numri 1 i madrileneve, duke lene te kuptohet se Kapelo do te largohet ne vere. “Njerezit nuk jane shume te kenaqur sepse nuk kemi zhvilluar ndeshje te mira. Fabio Kapelo ka ndertuar nje skuader e cila ka tre vjet pa fituar asnje titull dhe per te nuk eshte aspak e lehte. Kemi pasur shume fat te keq”, shtoi ai. Kalderon foli per mundesine nese ndonje dite Hugo Sancez mund te ulet ne drejtimin e pankines se skuadres madrilene: “Une e kam pasur si kandidate me pare per skuadren e dyte, por mund te ndodhe edhe qe te vij ne skuadren e pare. Ne qofte se nje person kerkon te drejtoje Realin e Madridit, atehere duhet te marre parasysh vlerat e keti klubi te madh. Sancez ka shume mundesi qe nje dite te behet trajneri i skuadres tone”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albanian^Boy
Admin
Admin
Albanian^Boy


Male
Numri i postimeve : 48
Registration date : 16/03/2007

FC Real Madrid Empty
MesazhTitulli: Re: FC Real Madrid   FC Real Madrid Icon_minitimeMon Mar 26 2007, 12:36

Van Nistelroi: Roni, sa keq qe iku!

“Ronaldo eshte nje prej sulmuesve me te mire ne bote dhe kam ndiere emocione perkrah tij. Largimi i tij ishte nje humbje per ne. Kristiano? Futbollisti me i mire ne bote per momentin”



Sulmuesi i Realit te Madridit, Rud van Nistelroi, ne nje interviste te dhene per te perditshmen spanjolle “AS”, ka folur per situaten qe po kalon skuadra madrilene dhe ne vecanti ka pergezuar presidentin e klubit, Ramon Kalderonin. Gjithashtu sulmuesi holandez ka folur per mundesite e skuadres madrilene per te fituar titullin kampion dhe ka dhene mendimin e tij per situaten qe po kalon braziliani Emerson.



? Emerson ka thene se ne qofte se ndonje shok ka problem me te, atehere t’ia thote ne sy. Ju a keni ndonje gje per t’i thene?

? Jo, mendoj te njejten gje si ai. Ne skuader asnjehere nuk degjoj gjera te keqija.

? Eshte e vertete qe nuk deshiroi te luante perballe Bajernit?

? Nuk besoj se ka qene keshtu. Emerson eshte nje profesionit dhe gjithmone deshiron te luaje. Nuk e di se cfare ka ndodhur.

? Cfare marredhenie keni me te?

? Eshte shoku im dhe marredhenia ime me te eshte e mire.

? A i keni lexuar lajmet te cilat thone se Shuster do te jete trajneri i ardhshem i Realit?

? Per momentin eshte te Getafe dhe skuadra e tij po luan shume mire. Nuk e di se si eshte, por per momentin trajner eshte Kapelo dhe duhet ta respektojme. Une dua vetem te jap me te miren time per skuadren dhe nuk dua te mendoj per kete teme.

? Cili ka qene idhulli juaj?

? Marko van Basten.

? Por ai nuk po ju therret ne kombetare.

? Tani eshte ndryshe. Ne Europianin e 1988 ishte me i miri dhe eshte treguar i pabesueshem.

? Po Krujf?

? E kam pare ne video dhe ishte idhulli i babait tim. Per brezit tim me i miri ka qene Van Basten.

? Cfare ka ndodhur midis jush?

? Ne Boteror isha ne stolen ne ndeshjen e raundit te dyte, te cilen e humbem dhe une nuk e kuptova kete vendim. Me pas folem, por marredhenia nuk eshte shume e mire.

? Ne qofte se ju therret, do te shkoni?

? Ishte ne Madrid. Folem gjate per ate qe ndodhi ne Boteror dhe vendosen qe ta harrojme dhe te ecim perpara. Desha te dija nese beson tek une per ne Europian dhe nuk m’u pergjigj. Dua te luaj, por kam nevoje per qetesi dhe besim. Ne qofte se jo, atehere rikthimi im ne kombetare eshte i pamundur.

? Jeni me i lumtur ne Madrid se ne Mancester?

? Nuk mund t’i krahasoj. am kaluar pese vite te mrekullueshme ne Mancester. Jam i lumtur ne Madrid, por edhe atje kam kaluar momente te bukura. Te luaja me Realin, ka qene endrra ime kur isha femije.

? Ne vere keni patur oferta nga Milani dhe Bajerni. Pse zgjodhet Realin e Madridit?

? Nga ndjenjat. Ndihem madrilen dhe kaq. Ndjej dicka te vecante edhe pse ka shume skuadra te mira.

? Jeni i zhgenjyer per zgjedhjen qe keni bere?

? Ishte e veshtire ne fillim, por tani jam mire dhe dua te triumfoj me kete skuader.

? Mendoni se do te dilni te dytet?

? Jo, mendojme se do te shpallemi kampion. I kemi te gjitha shanset per te fituar kampionatin.

? Perpara pak kohesh lexova disa elozhe per Ronaldon.

? Eshte nje nder sulmuesit me te forte ne bote dhe eshte shume emocionuese te luash perkrah tij. Ka qene i pafat sepse ka patur shume demtime dhe ishte nje fatkeqesi qe u largua.

? Po Bekam? Te Mancesteri ishit miq te ngushte.

? Po, si tani. Kur nuk luante, gjithcka behej shume e veshtire per mua. Eshte nje lojtar fantastik.

? A mendoni se Kristiano Ronaldo do te largohet nga Mancesteri?

? Eshte nje lojtar shume i mire, me i miri ne bote. Fizikisht dhe teknikisht ka perparuar shume. Per mua do te ishte mire qe te vinte ne Madrid, por eshte shume e veshtire qe te lere Mancesterin.

? Kapelo ju ka dhene disa dite pushim. Cfare do te beni?

? Do te shkoj ne Holande sepse vellai im ka ditelindjen. Do te pushoj me familjen time.

? Kush ju beri futbollist?

? E gjithe familja ime. Mamaja ime ka qene futbolliste ne fshatin tim prej 5 000 banoresh. Edhe babai dhe gjyshi im kane luajtur futboll. Te behesha futbollist, ka qene endrra ime.

? Deri tani, kur jeni defryer me shume ne Spanje?

? 92 minutat qe luajta ne “Camp Nou” ishin me te mirat per mua, deri sa Mesi shenoi golin e trete.

? A ka ndryshuar ndonje gje?

? Po, i treguam te gjitheve sesa te afte jemi.

? Ndonje lojtar ka folur me Kapelon per te ndryshuar sistemin e lojes?

? Jo, lojtaret luajne ashtu sic vendos Kapelo.

? Ju shqeteson e ardhmja e Realit apo ju ben optimist?

? Te Reali gjithmone ndodh dicka sepse klubi deshiron gjithmone me te miren per kete skuader.

? Si eshte marredhenia juaj me Ramon Kalderonin?

? Shume e mire dhe gjithcka shkon me se miri. Eshte e hera e pare qe nje president me jep shpjegime per gjithcka e pyes. Kjo do te thote shume per nje president.

? Cfare mendimi keni per Madridin?

? Eshte nje qytet shume i bukur, me histori dhe kulture te madhe. Une dhe gruaja ime bejme kurse per gjuhen spanjolle dhe tani kemi filluar te flasim shume mire. Spanjollet jane njerez shume te mire dhe dine te jetojne shume mire.

? Po politika?

? Perpiqem te ndjek situaten ne vend, por e kam shume te veshtire ta kuptoj.

? Jeni konservator?

? Jam demokrat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





FC Real Madrid Empty
MesazhTitulli: Re: FC Real Madrid   FC Real Madrid Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
FC Real Madrid
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mire Se Vini ne Albachat-Forum.Tk :: Sporti dhe sportėdashit :: Futbolli-
Kėrce tek: