Mire Se Vini ne Albachat-Forum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mire Se Vini ne Albachat-Forum.Tk

Ndonjėherė mjafton njė moment pėr tė harruar gjithė jetėn, por ndonjėher nuk mjafton e gjithė jeta pėr ta haruar njė moment. Momentet mė tė bukura kalohen tek http://www.albachat-forum.tk/
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Legjendat e futbollit

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Albanian^Boy
Admin
Admin
Albanian^Boy


Male
Numri i postimeve : 48
Registration date : 16/03/2007

Legjendat e futbollit Empty
MesazhTitulli: Legjendat e futbollit   Legjendat e futbollit Icon_minitimeSat Mar 17 2007, 15:18

Te rrespektuar forumist po e krijoj nje temė qe mund te jepni mendimet e juaja gjithashtu edhe kritikat per legjendat e futbollit se cilet kan qen dhe cilet jan tani ?............... ju falimimderit per mirkuptim
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albanian^Boy
Admin
Admin
Albanian^Boy


Male
Numri i postimeve : 48
Registration date : 16/03/2007

Legjendat e futbollit Empty
MesazhTitulli: Re: Legjendat e futbollit   Legjendat e futbollit Icon_minitimeSat Mar 17 2007, 15:19

legjende e futbollik ka qene dhe do te jet Diego Armando MARADONA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albanian^Boy
Admin
Admin
Albanian^Boy


Male
Numri i postimeve : 48
Registration date : 16/03/2007

Legjendat e futbollit Empty
MesazhTitulli: Re: Legjendat e futbollit   Legjendat e futbollit Icon_minitimeSat Mar 17 2007, 15:19

Johan Cruyff, njeriu qė revolucionarizoi futbollin

Johan Cruyff (nė gjuhėn holandeze shkruhet Johan Cruijff  ) ėshtė njė trajner dhe ish-futbollist holandez. Ai ėshtė pa dyshim njė nga strategėt mė tė mirė tė futbollit bashkė me brazilianin Pele, argjentinasin Diego Maradona, francezėt Michel Platini dhe Zinedine Zidane apo gjermanin Franz Beckenbauer. Ai ėshtė njė nga animatorėt e «futbollit tė plotė» nė fillim tė viteve ‘70 kur luante nė radhėt e Ajaksit tė Amsterdamit. I quajtur “Pele i bardhė”, para Maradonės, por edhe para Platinit, nė Evropė rrezatoi nė radhėt e lojtarėve mė tė mirė.Ishin pikėrisht vitet shtatėdhjetė kur ai quhej mbret i futbollit dhe i portokallinjve qė pėrfaqėsonin skuadrėn kombėtare holandeze. Historia e tij ka shumė ngjarje tė pabesueshme. Nė fakt, Cruyff sapo ishte larguar nga shėrbimi ushtarak pėr faj tė kėmbėve tė tij, shumė tė sheshta dhe me kavilje tė deformuar. Pikėrisht kėmbėt e tij, tė veēanta pėr formėn e tyre kontribuuan qė ai tė bėhej i famshėm nė botė. Ky djalė, qė ishte fryti i njė shitėsi frutash dhe njė pastrueseje, tė cilin mėsuesi Gianni Brera e pėrkufizoi si mė tė mirė se Di Stefano, ylli i Real Madridit, dhe qė mė pas e pagėzon "Pelja i bardhė ". nuk ėshtė njė vetėm qė Cruyff merr nė karrierė tre herė ēmimin “Topi i Artė" qė janė tė barabartė me ēmimet Oskar qė jepen nė botėn kinematografike.

Fillimet e karrierės

Johan Cruyff ka lindur nė Amsterdam mė 25 prill tė vitit 1947. Prindėrit e tij, tregtarė frutash, banonin pikėrisht para stadiumit tė Ajaksit. Johani i vogėl ishte vetėm 12 vjeē kur babai i tij vdiq njė atak kardiak. Nė atė kohė mamaja e tij gjen njė punė nė klubin e futbollit si pastruese me qėllim qė tė siguronte tė ardhura pėr familjen. Jeta u bė shumė e vėshtirė pėr tė dy, tashmė tė mbetur vetėm pas vdekjes sė kryefamiljarit. Mamaja e regjistron Johanin nė seksionin e futbollit tė Ajaksit. Johan hyri nė moshė shumė tė re nė skuadrėn e tulipanėve tė Ajaksit dhe nė moshėn 12-vjeēare dinte tashmė tė pozicionohej shumė mirė nė fushė. Qė nė hapat e parė ai dukej qė ishte njė fėmijė i talentuar nė futboll. Arrinte tė mbante topin me kėmbė deri nė njėqind e pesėdhjetė pasime radhazi, njė rast i rrallė dhe njė specialist i topit duke llogaritur moshėn qė kishte. Pėr tė forcuar fizikun e tij, qė ishte larg atij tė njė atleti, stėrvitej me disa thasė tė mbushur qė peshonin katėr kilogram secili. Nė gusht tė vitit 1963, ai nėnshkruan nė moshėn 16-vjeēare kontratėn e tij tė parė mė Ajaksin. Ai luan ndeshjen e parė mė 15 nėntor tė vitit 1964 kundėr Groningen, edhe pse ekipi e tij humb kėtė ndeshje, ai shėnon aty golin e tij tė parė. Ai hyn nė pėrzgjedhjen holandeze mė 7 shtator tė vitit1966 gjatė njė ndeshjeje kundėr Hungarisė, e cila pėrfundoi e rezultatin 2 me 2. Ai nėnshkruan golin e barazimit. Mė vonė, Holanda kryen njė ndeshje mė Ēekosllovakinė. I lodhur nga njė shėnim golash shumė i dhunshėm, Cruyff vendos “drejtėsi” nė veten e tij. Arbitri i jep kartonin e kuq dhe Cruyff ishte lojtari i parė holandez qė u pėrjashtua. Ajaksi fiton pėr herė tė parė nė finale Kupėn e Evropės, qė ishte data 28 maj e vitit 1969, por pėrulet para Milanit AC me rezultatin 4 me 1. Pasi u pėrjashtua nga fusha e blertė, Cruyff largohet nga skuadra e Ajaksit. Ashtu si Gerrie Muhren ka mbajtur numrin 9, ai mbajti numrin 14, numėr qė do t’i ngjitej pas kurrizit gjithė jetėn e tij futbollistike. Ajaksi bėhet kampion i Botės pas fitores nė finale nė Wembley kundėr Panathinajkos tė Athinės, mė 2 qershor tė vitit 1971. Cruyff fiton kėtė vit ēmimin Topi i Artė. Mė 31 maj tė vitit 1972 Ajaksi fiton pėr herė tė dytė Kupėn e Evropės pėrballė Interit falė dy golave tė Cruyff. Ekipi i tij fiton njėkohėsisht titullin e Kampionit tė Botės sė Klubeve mė 28 shtator tė vitit 1972 pėrballė Indepediente. Cruyff luan ndeshjen e tij tė fundit nė ekipin e Ajaksit mė 19 gusht tė vitit 1973 dhe mė pas destinacioni i tij ėshtė ekipi i Barcelonės.

Ekipi i Barcelonės

Cruyff u transferua nė Klubin Sportiv tė Barcelonės nė fund tė verės sė vitit 1973 pėr njė kontratė rekord. Ardhja te ekipi i Barcelonės dhe jo te Reali i Madridit tė lojtarit mė tė mirė tė botės, duket si njė triumf katalan. Klubi ka fituar nė Ligėn e Kampionėve qė prej vitit 1960 dhe ishte nė prag tė festimit tė 75-vjetorit. Presioni i popullit ishte shumė i madh, Cruyff konsiderohej si shpėtimtar qė do t’i jepte klubit famė nga ajo i tij. Atij i lejohej gjithēka, pėrfshi kėtu faktin e tė pirit cigare Camel pa filtėr nė kohėn e pushimit mes dy pjesėve tė ndeshjes. Ekipi i Barcelonės, i drejtuar nga Rinus Michels (njė tjetėr ish-lojtar i Ajaksit), nuk mund tė besonte te reduktimet qė nė fillim tė sezonit, por kjo ndodhi pasi e detyruan disa probleme politike dhe administrative. Cruyff luan pėr herė tė parė, pra nėn fanellėn e re me ngjyrat e kėsaj skuadre, mė 28 tetor tė vitit 1973. Nė kėtė ndeshje ai shėnon dy gola pėrballė Granadės. Ai fiton pėrsėri ēmimin Topi i Artė nė vitin 1973. ai bėhet idhulli i katalanėve. Gjithashtu ekipi po bėnte ndeshje me vlera duke mos pėsuar asnjė humbje. Jo mė larg se njė vit mė pa,s skuadra e Barcelonės arrin tė jetė shumė nė formė duke fituar derbin pėrballė Real Madridit, nė Santiago-Bernabė, me rezultatin 5 me 0, mė 17 shkurt tė vitit 1974. Kėshtu skuadra e Barcelonės udhėton drejt titullit kampion qė kishte 14 vjet qė e priste. Mė 7 korrik tė vitit 1974, Holanda sfidoi Republikėn Federale Gjermane “nė shtėpinė e saj” nė finalen e Kupės sė Botės. Por atė ditė gjermanėt ishin mė tė fortė dhe mė tė zotė, por fati nuk i ndihmoi qė tė fitonin. Kėtė herė i talentuari Cruyff fiton pėr herė tė tretė ēmimin Topi i Artė, duke u bėrė kėshtu lojtari i parė qė fiton kėtė ēmim tre herė radhazi. Me ekipin holandez ai arriti nė gjysmėfinalen e Kupės sė Kombeve, por ai mundet para Ēekosllovakisė me rezultatin 1 me 3. Nė pėrfundim tė ndeshjes mes Holandės dhe Belgjikės, ai njoftoi se nuk do tė kthehej nė Argjentinė pėr tė luajtur nė fazėn finale tė Kupės sė Botės nė vitin 1978. Ai arrin tė ketė njė tipar pėrcaktues nė karrierėn e tij ndėrkombėtare mė 26 tetor tė vitit 1977. Ai kryen ndeshjen e tij tė fundit nė skuadrėn e Barcelonės mė 7 maj tė vitit 1978. Cruyff qėndroi 5 sezone nė kėtė klub dhe e mbylli karrierėn e tij me tė nė vitin 1978 me njė fitore si Mbret i futbollit. Nga pikėpamja sportive, bilanci i kalimit tė tij te skuadra e Barcelonės ėshtė i pakėt: dy tituj, por pasioni qė lidh popullin katalan me tė shkon pėrtej titujve dhe ēmimeve. Nė kėta vite klubi ishte njė vitrinė politike dhe stadiumin njė vend kėrkesash.

Loja nė Shtetet e Bashkuara

Nė vitin 1978, ai niset pėr nė Shtetet e Bashkuara, ku bėn njė pėrpjekje nė skuadrėn Cosmos New York para se tė angazhohet nė radhėt e ekipeve Washington Diplomats dhe Los Angeles Aztecs. Nė Shtetet e Bashkuara ai luan 2 ndeshje miqėsore nė radhėt e skuadrės Cosmos New York para se tė shkojė te ekipi Los Angeles Aztecas mė 23 maj tė vitit 1979.

Rikthimi nė Evropė

Nė vitin 1981 ai rikthehet nė kontinentin e vjetėr. Mė 1 mars tė po kėtij viti, ai rikthehet nė Spanjė pėr tė luajtur nė klubin D2 nė Levante UD, ku qėndron pesė muaj. Kėtu ai luan nė dhjetė ndeshje dhe shėnon dy gola. Mė pas ai kthehet sėrish nė janar tė vitit 1982 te Ajaksi i Amsterdamit, ku qėndroi njė vit e gjysmė deri mė 13 maj tė vitit 1883. Ai angazhohet nė ekipin Feyenoord Rotterdam, qė ishte ekip rival i Ajaksit dhe kjo ndodhi mė 21 gusht tė vitit 1883. Nė moshėn 37-vjeēare ai i jep fund karrierės sė tij futbollistike dhe konkretisht pas pėrfundimit tė ndeshjes nė Pec Zwolle qė pėrfundoi me rezultatin 2 me 1 nga skuadra e Feyenoord.

Karriera si trajner

Ai e nisi karrierėn e tij si trajner nė gusht tė vitit 1985, me lojtarėt e ekipit tė Ajaksit. Ai fitoi Kupėn e Kupave pėrballė Lokomotiv Leipzig, mė 13 maj tė vitit 1987. Mė 10 maj tė vitit 1988, ai u thėrrit nga presidenti Nunez pėr tė marrė nė drejtim ekipin e Barcelonės. Cruyff do tė qėndrojė nė krye tė kėtij ekipi tetė vjet me radhė, duke fituar tė paktėn 1 trofe pėr ēdo sezon. Mė 26 shkurt tė vitit 1991, ai bie viktimė e njė sėmundjeje kardiake dhe i duhet tė bėjė njė ndėrhyrje kirurgjikale nė zemėr. Pas disa muajsh, ai fillon sėrish punėn e tij si trajner dhe ėshtė nė formė tė mirė fizike ndėrsa drejton tė rinjtė e skuadrės sė Barcelonės. Mė 20 maj tė vitit 1992, datė historike, skuadra "Dream Team" fiton mė nė fund shumė famė dhe vlera, duke fituar kėshtu nė finalen e Champions League nė Wembley, pėrballė Sampdoria. Goli i vetėm i ndeshjes u shėnua nga Ronald Koeman gjatė minutave shtesė tė ndeshjes. Johan Cryuff e lė postin drejtues nė fund tė sezonit 95-96 dhe zėvendėsohet nga anglezi Robson.

Si cilėsohet Johan Cryuff

Ai ėshtė mbiquajtur edhe “El flanco" (i dobėti), qė do tė thotė se nuk ka bėrė figurė nė skenėn futbollistike pėr fizikun e tij tė rrallė, por si njė talentet e lojės sė futbollit. I aftė dhe realizues i "futbollit tė plotė ", i formuar nė radhėt e Ajaksit, ai ka ditur tė imponohet si kapiten dhe mbi tė gjitha si trajner i Klubit Sportiv tė Barcelonės. Ai ka qenė nė ēdo rast lojtari mė i mirė i kohės sė tij qė u vlerėsua me tre herė me ēmimin Topi i Artė dhe njė herė me Topin e Bronztė, i aftė me dhunti tė veēanta teknike. Ai ka ndriēuar Evropėn, madje botėn, me mėnyrėn e tij tė tė luajturit. Ai i ka fituar praktikisht tė gjithė trofetė. Ati konkretisht i mungon ēmimi mė i rėndėsishėm qė mund tė fitojė njė lojtar. Ai nuk ka fituar kurrė Kupėn e Botės me ekipin kombėtar, Holandėn. Nė vitin 1974, ekipi "Portokallet mekanike " do tė arrijnė nė finale pas njė kalimi tė shkėlqyer. Pesė fitore, dy ndeshje tė humbura, njėra qė pėrfundoi me rezultatin 4 me 0 pėrballė Argjentinės dhe njė tjetėr me rezultatin 2 me 0 kundėr Brazilit. Ndeshja e finales u konsiderua e humbur, por kjo ndeshje nuk bėri qė ekipi i Barcelonės t’ia humbte vlerat Johan Cruyff, lojtarit qė dha shumė pėr tė.

Ky ekip i detyrohet shumė atij, si talent dhe si person. Fatmirėsisht Klubi dhe mbi tė gjitha kolegėt e vlerėsuan shumė dhe e quajtėn pėr nder qė e kishin pasur nė radhėt e skuadrės sė tyre. Ata e cilėsuan veten me fat qė kishin pasur mes tyre njė talent tė tillė. Shumė urime dhe vlerėsime Johan Cruyff ka marrė edhe si trajner. Lojtarėt e stėrvitur prej tij kishin njė pėrgatitje prej profesionisti. Ai e shndėrroi ekipin e Barcelonės nė njė ndėr mė tė mirėt e viteve ‘90. Njė takim miqėsor ka vėnė ballė pėr ballė pjesėtarėt e “Dream Team”, ndėr tė cilėt mund tė pėrmenden Zubizarreta, Koeman, Bakero, Laudrup, Beguiristain, Stoichkov, Salinas..., me ekipin e ri tė Barcelonės nė vitet 98-99, sigurisht me praninė e Hesp, Kluivert, Figo, Rivaldo, Anderson.... Lojtarė tė tjerė kanė ardhur tė shtohen nė kėtė festė, si Cantona, Campos, Joao Pinto. Pėrfundimi i kėsaj ndeshjeje ēon nė avantazh skuadrėn e Barcelonės me rezultatin 2 me 0, por pak rėndėsi ka rezultati. Megjithatė miti Cruyff reziston ende sot nė mendjen e tė apasionuarve pas futbollit. Johan ka njė trashėgimtar, djalin e tij qė ėshtė tashmė i prirur nė kėtė drejtim. Ai ushqen tė njėjtin pasion pėr futbollin si i ati dhe ka shfaqur dhunti tė veēanta. Nuk ka ende plotėsisht talentin e tė atit, fama e tė cilit ėshtė pa dyshim mė se e merituar, por ėshtė goxha profesionist.

Johan Cruyff themelon “Academics International”

Misioni i tij

Fondacioni “Cruyff Academics International” edukon atletė nė mbarė botėn, duke i pozicionuar ata qė tė bėhen sa mė tė aftė dhe produktivė nė kėtė fushė, por mbi tė gjitha qė t’u shėrbejnė interesave tė sportit dhe tė shoqėrisė.
Ai shprehet :“Sipas mendimit tim, atletėt kanė cilėsi tė shquara dhe tė rralla. Ata janė tė zgjuar, tė formuar, qė kanė si synim tė ecin pėrpara dhe janė tė orientuar drejt golit. Me kėto karakteristika dhe me trajnerin e duhur mbi kokė, kėta atletė do tė bėhen drejtues tė denjė tė botėn e menaxhimit tė sportit. Kush mund t’u shėrbejė mė mirė interesave tė sportit sesa dikush qė ka nė zemrėn e njė atleti?”. Ai e themeloi kėtė fondacion pėr t’ju ardhur nė ndihmė talenteve tė rinj dhe atyre qė duhet tė merren me menaxhimin e sportit.

Personaliteti i Cruyff
Cruyff ishte njė figurė karizmatike edhe jashtė fushės sė blerėt, i sigurt nė vetvete dhe kėmbėngulės, por pa dyshim qė jo njė person qė maste fjalėt pėr tė shmangur faktin e tė bėrit armiq tė tjerėt. Kjo mėnyrė e tij nuk luhet gjithmonė nė favor tė tij, si nė kohėn kur nė vitin 1972 i hiqet titulli i kapitenit tė Ajaksit me njė votim, nė tė cilin nga 13 vota ai merr vetėm 3 nga shokėt e skuadrės. Pra lidhur me mėnyrėn e tij tė komunikimit, ai ka pasur ulje dhe ngritje nė kėtė drejtim. Megjithatė kryesisht vlerėsohet pozitivisht nė kėtė pikė. Pėrveēse luante nė kufijtė mes ndershmėrisė dhe arrogancės, Cruyff ishte i famshėm pėr mėnyrėn e tė folurit. Ai ishte i njohur pėr njė logjikė tė mendimit qė e kishte karakteristikė tė tijėn, e cila shoqėrohej mė monologė tė gjatė qė e ēonin nė njė gjykim tė paanshėm dhe nė pėrfundimin dilte se kishte tė drejtė, duke lėnė kundėrshtarin e shpėrqendruar. Gjatė kohės qė ai luante nė radhėt e ekipit tė Holandės, citimet e tij janė mbledhur nė njė libėr dhe janė pėrdorur pėr seminare tė ndryshme. Pėr tė qenė njė ndėr lojtarėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave, karriera ndėrkombėtare e Cruyff ishte relativisht e shkurtėr. Filloi tė debutojė pėr herė tė parė kombėtaren holandeze kundėr Hungarisė nė shtator tė vitit 1966, me njė total prej 48 pjesėmarrjesh me "Portokallinjtė", deri nė largimin e tij nė tetor tė vitit 1977. Suksesi i tij i fundit nė skenėn ndėrkombėtare ishte kontributi nė kualifikimin e Holandės pėr nė Kupėn e Botės nė vitin 1978 nė Argjentinė, megjithėse edhe nė kėtė rast ishte thėrritur vetėm pėr ndeshjet e rėndėsishme.

Karriera si lojtar
1964-1973 : Ajaks Amsterdam (Holandė)
1973-1978 : Klubi Sportiv Barcelona (Spanjė)
1979 : Los Angeles Aztecs ( Shtetet e Bashkuara)
1980 : Washington Diplomats ( Shtetet e Bashkuara)
1980-1981 : Levante UD ( Spanjė)
1981 : Washington Diplomats (Shtetet e Bashkuara)
1981-1983 : Ajaks Amsterdam (Holandė)
1983-1984 : Feyenoord Rotterdam (Holandė)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albanian^Boy
Admin
Admin
Albanian^Boy


Male
Numri i postimeve : 48
Registration date : 16/03/2007

Legjendat e futbollit Empty
MesazhTitulli: Re: Legjendat e futbollit   Legjendat e futbollit Icon_minitimeSat Mar 17 2007, 15:20

Ēmime si lojtar
Kupa e Europės sė Klubeve tė Kampionėve: 1971, 1972 et 1973 me Ajaksin
Kupa Ndėrkontinentale: 1972 me Ajaksin
SuperKupa e Evropės: 1972 me Ajaksin
Kupa e Evropės sė fituesve tė kupave: 1967 me Ajaksin
Kampion i Holandės: 1966, 1967, 1968, 1970, 1972, 1973, 1982, 1983 me Ajaksin ; 1984 me Feyenoord
Kampion i Spanjės: 1974 me Barcelonėn
Kupa e Holandės: 1967, 1970, 1971, 1972 dhe 1983 me Ajaksin ; 1984 me Feyenoord
Kupa e Spanjės: 1978 me Barcelonėn
48 seleksionime pėr 33 gola me Holandėn
Topi i Artė: 1971, 1973 dhe 1974

Karriera si trajner
1985-1988 : Ajaks i Amsterdam (Holandė)
1989-1996 : Klubi Sportiv i Barcelonės (Spanjė)

Ēmimet si trajner
Kupa e Europės sė Klubeve tė Kampionėve: 1992 me Barcelonėn
Kupa e Europės sė fituesve tė kupave: 1987 me Ajaksin; 1989 me Barcelonėn
SuperKupa e Europės : 1992 me Barcelonėn
Kampion i Spanjės: 1991, 1992, 1993 dhe 1994 me Barcelonėn
Kupa e Holandės: 1986 dhe 1987 me Ajaksin
Kupa e Spanjės: 1990 me Barcelonėn

Skeda personale
Emri: Hendrik Johannes Cruijff
Kombėsia: Holandez
Ditėlindja: 25 prill 1947
Vendlindja: Amsterdam
Gjatėsia: 1.78 cm
Pesha: 68 kg
Pseudonimi: "El Salvador"
Pozicioni: Sulmues
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albanian^Boy
Admin
Admin
Albanian^Boy


Male
Numri i postimeve : 48
Registration date : 16/03/2007

Legjendat e futbollit Empty
MesazhTitulli: Re: Legjendat e futbollit   Legjendat e futbollit Icon_minitimeSat Mar 17 2007, 15:21

Franco Baresi

Franco Baresi si futbollist ka veshur fanellėn e Milanit dhe tė kombėtares italiane. Nėse Helenio Herrera u konsiderua unanimisht shpikėsi i rolit tė lirė dhe Franz Beckenbauer profesionisti i denjė si kėsaj figure taktike tė futbollit, Franco Baresi ka qenė njė prej mbrojtėsve qendrorė mė tė mirė tė historisė sė futbollit. Ende sot konsiderohet si njė ndėr mbrojtėsit e lirė mė tė mirė nė fushėn e futbollit. Me tempin dhe personalitetin e tij ai sfidoi disa ndėr lojtarėt mė tė mirė me tė cilėt ėshtė pėrballur gjatė karrierės dhe aftėsia e tij pėr tė mbajtur nė unitet linjėn rezultoi vendimtare pėr sukseset e panumėrta tė kuqezinjve.

Fillimi i karrierės

Franco Baresi erdhi nė ekipin e tė rinjve tė Milanit kur ishte vetėm 14 vjeē, mė saktėsisht nė gusht tė vitit 1974. Qė nga ai moment e mė pas ai do tė vishte gjithnjė fanellėn e Milanit, qė e pagoi njė milion e gjysmė (20 mijė lireta ishte paga e parė). Ai fillon tė debutojė nė skuadrėn kuqezi pak kohė pasi ishte skualifikuar nga njė provim i Interit. Kėshtu qė u pranua nė skuadrėn e Milanit, nė tė cilėn kreu edhe karrierėn e tij falė vizionit perfekt tė lojės, shkathtėsisė sė impostimit dhe aftėsisė sė pakrahasueshme pėr tė udhėhequr repartin e mbrojtjes. Ka qenė pėr 20 vjet njė pikė kyēe nė mbrojtjen milaneze. Sa pėr kuriozitet, Franco Baresi kur ka qenė i vogėl tifoz i ēmendur i Interit, por u bė njė flamur i Milanit, ndėrsa Giuseppe, vėllai i tij, qė i vogėl ka qenė njė tifoz kuqezi, por mė pas kaloi nė skuadrėn e Interit. Nė moshėn 17-vjeēare filloi tė debutojė nė serinė A me skuadrėn e Milanit, (ndeshja Verona-Milan, 1 me 2), duke ia dalė mbanė tė fitojė si titullar fiks kampionatin e vitit 1979 sė bashku me Gianni Riveran dhe Fabio Capellon. Nė moshėn 22-vjeēare, "Piscinin" (ashtu si u pagėzua kur erdhi te Milani) bėhet kapiten, duke realizuar nė mėnyrė ideale kalimin e pasave si “Golden Boy”. Gjatė periudhave tė para, nėn drejtimin e Liedholm mėson parimet e zonės dhe bėhet interpretues i parė nė rolin e personit tė fundit. Ai arrin tė bėhet brenda njė kohe tė shkurtėr njė nga mbrojtėsit mė tė fortė nė botė dhe simbol dhe flamur i skuadrės kuqezi nė fushė dhe jashtė saj. Vitin e ardhshėm nė debutimin e tij ai fiton kampionatin me skuadrėn e Milanit duke qėndruar gjithmonė atje dhe nė vitet e ardhshėm ai mbetet gjithnjė nė postin e tij tė kapitenit me gjithė ofertat e ofruara nga klubet e tjera. Ai do tė ishte, jo vetėm pėr kėtė lojtari mė i dashur nga tifozėt, por edhe falė aftėsisė pėr t’u pėrshtatur ēdo lloj tipi loje, nga ato mė klasiket dhe "italiane" kombėtare. Baresi njihet nga tėrė bota mbarė si “mbrojtėsi i lirė” mė i fortė nė botė dhe ka qenė njė ndėr lojtarėt e paktė (njė tjetėr qe Beckenbauer) qė ka fituar kandidaturėn e "Topit tė Artė”. Nė epokėn Berlusconi, Baresi ka qenė njeriu rreth sė cilit u ndėrtua Milani i madh dhe ka fituar ēmimet mė tė mira ndėr lojtarėt e Milanit tė tė gjitha kohėrave.

Loja me skuadrėn kombėtaren

Mė katėr dhjetor tė vitit 1982 ai debutoi me skuadrėn kombėtare. Nė Firenze, pėr shkak tė mungesės sė Scireas, nė atė kohė lojtari mė i mirė i lirė nė botė, Baresi i ri zėvendėsoi njė gjigand dhe shkoi shumė mirė. Kjo ndodhi nė ndeshjen mes Italisė dhe Rumanisė, qė pėrfundoi me rezultatin 0 me 0. E veēanta e kėsaj ndeshjeje ishte njė ditė mė pas. Njė ditė mė pas Baresi luajti nė kampionat me Milanin nė Milan Como duke rezultuar ndėr mė tė mirėt. Realizoi dy ndeshje nė dy ditė. Shėnoi njė gol tė vetėm nė ndeshjen mes Italisė dhe Rumanisė, qė pėrfundoi me rezultatin 4 me 1. Qė nė atė kohė ai u mbiquajt Franz, pėr t’iu afruar Beckembauerit. Franco Baresi ka luajtur nė 82 ndeshje me skuadrėn kombėtare. Raporti me fanellėn e kaltėr gjeti njė jetė tė re nė vitet e Azeglio Vicinit, qė e bėri pikė kyēe nė kombėtare. Baresi qe nė fakt titullar i jashtėzakonshėm nė rolin e mbrojtėsit tė lirė nė kampionatin evropian tė vitit '88 dhe nė atė botėror Itali 1990. Me kombėtaren e Arrigo Sacchit, ish-trajneri i tij nė skuadrėn e Milanit, raporti qe shumė i mirė. Pas largimit tė interistit Giuseppe Bergomi, Franco u bė nė mėnyrė tė merituar kapiteni i tė kaltėrve. Gjatė kampionatit botėror amerikan tė vitit 1994 ai arriti ta ēojė skuadrėn nė finale nė Brazil. Kapiteni pėsoi njė dėmtim gjatė ndeshjes me Norvegjinė dhe u rikthye nė mėnyrė stoike nė finalen me Brazilin 25 ditė pas operacionit, luajti njė ndeshje tė mirė, por gaboi dhe shpėrtheu nė lot pas dėshtimit tė tė kaltėrve.

Lulėzimi i ekipit tė Milanit

Ardhja e Berlusconit nė vitin 1986 sjell njė mentalitet tė ri fitues, njė shoqėri tė fortė dhe klasin e njė skuadre qė kishte nė forcėn e saj nė miks personalitetesh, gjysma vinin nga radhėt e skuadrave tė tė rinjve. Ky vit do tė kujtohej si ai i ardhjes sė Berlusconi, njė sipėrmarrės qė do tė nxjerrė nė pah skuadrėn qė po shkonte drejt falimentimit dhe ta pajiste me ide sa mė tė mira dhe njė entuziazėm sa mė tė lartė. Lulėzimi i skuadrės ishte njėkohėsisht njė bashkėsi koincidencash. Pas ardhjes sė tij u realizua njė pėrzierje mes lojtarėve nga ata mė profesionistė qė pėrbėnin “shpirtin e Milanit” dhe qė ishin tashmė pjesė e organikės, si Monti Galbiati, Francesco Zagatti, tė cilėt e kanė parė Francon tė rritet si njeri dhe njė lojtar, Ramaccionin dhe drejtues dhe bashkėpunėtorė tė rinj, si trajneri i atletikės Pincolini, si zėvendėspresidenti Vicario Galliani e Braida, etj . E gjithė mbrojtja ishte e formuar nga kėta lojtarė, qė duke ardhur nga sektori i tė rinjve, ishin tė gjithė miq, siē ishin rrėnjėt e njė pemė tė re qė rritej e fortė dhe shumė shpejt u pėrkufizua mbrojtja e tė pamposhturve. Pėr Tassottin e Baresin qė kishin pėrjetuar serinė B ishte njė jetė e re. Sezoni i vitit 1986 hapet me golin e Baresit. Kupa e Italisė e 31 gushtit mes Barlettės dhe Milanit pėrfundoi me rezultatin 0 me 3, dy gola tė Baresit dhe njė i Galderisit. Deri nė kėtė kohė kishte shėnuar 8 gola duke llogaritur ndeshjet miqėsore dhe Kupėn e Italisė. Suksesi i parė qė duhet kujtuar qe fitorja e kampionatit tė parė tė quajtur Berlusconi. Ishte kampionati i parė i Baresit si kapiten i skuadrės dhe kjo ndodhi mė 15 maj tė vitit 1988. Gazzetta dello Sport shkruante: Baresi i ka dhuruar shpirtin djallit. Nėntė vjet nė krah tė Riverės ai fiton kampionatin e yjeve dhe arrin tė bėhet flamuri i skuadrės. Fillojnė vitet e mėdha tė fitoreve, nga ajo nė Kupėn e Kampioneve nė Barcelonė kundėr Steauas, nė vitin 1989 pėr tė kaluar mė pas pėrtej Kupės Ndėrkontinentale dhe duke fituar mė pas nė vitin 1994 Kupėn e Kampionėve. Nė ēmimet e tij mund tė gjenden tre Superkupa tė Evropės, pėrkatėsisht nė vitet 1989,1990 dhe 1994, katėr Superkupa tė Italisė 1988, 1992, 1993 dhe 1994, njė Kampionat Botėror, gjashtė kampionate, njė Mitropa Cup nė vitin 1982. Mė pesė nėntor tė vitit 1989 Franz arrin tė realizojė prezencėn e 400 me fanellėn e Milanit. Baresi si golashėnues zbulohet mė 10 janar tė vitit 1990, nė Kupėn e Italisė nė ndeshjen mes Milanit dhe Mesinės, qė pėrfundoi me rezultatin 6 me 0, me tre gola tė shėnuar nga Baresi, dy nga Borgonovo dhe njė nga Simone. Sacchi e lė Milanin dhe trajner nė vend tė tij vjen trajneri Fabio Capello, njė trajner i madh shumė i ndryshėm nga Sacchi. Capello kupton se skuadra e shtrydh nga metodat e Sacchit, ka nevojė tė jetė mė e lirė nga kėto skema shtypėse dhe rifiton rezultate tė larta. Mbrojtja e pamposhtur ishte sulmi mė i madh i skuadrės sė Milanit. Mė 23 shkurt tė vitit 1992 Franz arrin tė luajė 500 ndeshje nė skuadrėn e Milanit. Nė vitin 1994 gjatė kampionatit botėror nė Amerikė ai pėson njė dėmtim. Operohet menjėherė dhe ndėrsa pėr tė tjerėt thuhet se ishte botėrori i fundit pėr tė, ai ia del mbanė tė rimarrė veten dhe tė luajė nė finalen e botėrorit vetėm 23 ditė pas operacionit. Luan njė ndeshje tė pėrkufizuar tė pabesueshme, fantastike, prej legjenda. Tek e shihje qė vraponte nuk mund ta imagjinoje se bėhej fjalė vetėm pėr 23 ditė pas operacionit. Tė ngjallte shumė emocion. Ndeshja ishte e fortė dhe duhej tė pėrfundonte me penallti, por Franco ishte i pamundur. Tė gjithė lojtarėt shihnin njėri-tjetrin nė sy, askush nuk donte tė bėnte penalltinė e parė. Shkon ai, edhe pse e pa veten tė pamundur pėr tė qėndruar nė kėmbė. Gabon. Shpėrthen nė lot, ndėrkohė gabojnė edhe pjesėtarėt e tjerė tė ekipit, por e qara e tij tregon edhe njė herė humanizmin e njė njeriu, e njė kampioni qė prek tė gjithė. Mė 14 tetor tė vitit 1994 Franco Baresi, pas 81 prezencash nė skuadrėn kombėtare largohet prej saj.

Kulmi i karrierės dhe largimi nga futbolli

Kampionati i vitit 1995-1996 nuk kishte si tė fillonte mė mirė. Mė 6 prill tė vitit 1996 Baresi arrin nė prezencėn e 501-tė duke barazuar dhe kaluar Riverėn, qė qėndronte gjithmonė me mė shumė prezenca nė historinė e Milanit, por Rivera nuk vinte nga radhėt e Milanit. Capello largohet dhe nė vend tė tij vjen uruguaiani Tabarez. Viti 1997 ėshtė njė vit i trishtuar pėr tifozėt e Milanit. Ishte viti i fundit qė mund tė shijonin Kapitenin e tyre nė fushė, hyrjen e tij nė fushė me fanellėn jashtė, vajtja e tij nė sulm pėr tė shpėtuar skuadrėn kur ishte nė vėshtirėsi, tė bėrtiturat e tij nė fushė dhe qetėsinė ende mė tė zhurmshme jashtė trekėndėshit tė lojės. Krahu i tij lart pėr tė shėnuar njė goditje jashtė loje tė kontestuar nga ndonjė, mbi tė gjitha kundėrshtarėt qė nuk arritėn kurrė ta kopjonin. Provuan edhe tė tjerėt tė realizonin atė qė realizonte ai, por nuk ia dolėn dot. Pa atė mbrojtja nuk ėshtė mė e njėjta. Ai zėvendėsohet nga Pietro Vierchowod. U bėnė shumė propozime nga skuadra tė huaja pėr ta pasur nė radhėt e tyre, duke bėrė nė shumė raste oferta faraonike. Askujt qė ishte nė moshėn 37-vjeēare iu ofruan shifra kaq tė rėndėsishme. Nėse do tė kishte qenė njė tip tjetėr personi, do tė kishte pranuar menjėherė, por ai jo. Mbėrrin data faktike. Mė 23 qershor tė vitit 1997 Kapiteni e lė lojėn e futbollit. Mė pas bėhet zėvendėspresident operativ pėr sektorin e tė rinjve. Liedhom thotė: "Milani nuk do tė jetė mė kur nuk do tė jetė mė Baresi". Me autorizim tė Lega Calcio, fanella me numėr 6 e Milanit u tėrhoq. Askush nuk mund tė vishte mė fanellė me atė numėr. Nė tetor u organizua ndeshja e lamtumirės. Quhej “Testimonial Game”, mė mirė sesa lamtumirė, festohet kampioni mė i madh i mbrojtjes sė lirė tė botės. Mė 28 tetor tė vitit 1997 ėshtė dita e madhe. San Siro ėshtė nė festė, i gjithi pėr tė. Pėr kėtė rast u organizuan gjėra tė rėndėsishme: nė Muzeun Milan Inter nė San Siro, u bė njė pullė posaēėrisht pėr tė. Nėn drejtimin e tij sektori i tė rinjve arriti tė lulėzojė dhe tė arrijė rezultate qė i mungonin prej shumė vitesh. Skuadra “Pranvera” fiton trofeun e Viareggios, trofe shumė i mirė nė nivel ndėrkombėtar. Nė vitin 2004 ai ishte trajner i ekipi “Pranvera” tė Milanit. Kanė kaluar tridhjetė vjet qė kur nė vitin 1974, hyri pėr herė tė parė nė ekipin “Milanello”.

Stili i tij

Kapiteni i Milanit bėhet kėshtu i njohur nė Evropė dhe nė botė pėr lojėn e tij tė pazėvendėsueshme, pėr realizimet e tij perfekte dhe ecjet e tij pėrpara nė mėnyrė pėr tė realizuar aksionin nė njė kohė rekord. Nuk i mungonte aspak teknika e prekjes sė topit. Cilėsia e tij mė e madhe ishte vizioni i madh i lojės, bashkuar me shkathtėsinė dhe potencėn fizike. Franco Baresi ka qenė edhe golashėnues nė Kupėn e Italisė nė vitin 1990, e fituar nga Juventusi nė finale ndaj Milanit. Megjithatė mungon nė listėn e ēmimeve tė tij Topi i Artė, titull qė i jepet lojtarit mė tė mirė tė sezonit, duke e humbur pėr 39 pikė ndaj Marco van Bastenit nė vitin 1989 dhe duke u pasur nga njė kuqezi, Frank Rijkaard. Nė nder tė tij, nė pėrfundim tė sezonit 1997-1998, Milani ka tėrhequr nga numėrimi zyrtar fanellėn me numėr gjashtė qė i pėrkiste. A mundet qė njė lėvizje e gabuar nė njė finale tė kampionatit botėror tė kushtėzojė karrierėn dhe imazhin e njė lojtari? Pėrgjigjja mund tė ishte po pėr cilindo, por pa dyshim qė jo nė rastin e Franco Baresit. Kėshtu kuptohet si dhuntia mė e madhe qė ka dalluar lojtarin nė radhėt e skuadrės sė Milanit dhe nė atė kombėtare. Baresi ka qenė njė lojtar me shumė klas, shumė i fortė nė kontrastet dhe me njė sens tė spikatur nė grup. Ėshtė pikėrisht kjo qė na vjen nė mend sot kur kujtohemi pėr tė nė fushė. Ėshtė para sė gjithash aftėsia qė kishte pėr tė mbajtur unitetin njė skuadėr tė tėrė, duke guxuar tė krijojė njė grup tė vetėm personash nė tė njėjtėn kohė teza nė arritjen e njė qėllimi tė vetėm: FITOREN. Ėshtė pikėrisht kjo gjė qė e bėn njė lojtar tė thjeshtė aq tė dashur pėr tė gjithė, njė njeri tė plotėsuar, tė bėrė me tė mirat dhe tė kėqijat e tij, por qė shpreh gjithnjė dėshirėn pėr tė gjetur stimuj tė rinj edhe kur tashmė duket i arritshėm apo i realizueshėm ēdo qėllim apo pengesė. Ja pėrse nėse do tė duash tė rijetosh, duke vlerėsuar plotėsisht karrierėn e Franco njėzet vjet me skuadrėn e parė ka koleksionuar Baresit ėshtė e nevojshme tė shikosh jo vetėm ēmimet e tij, por sjelljet e tij nė fushė. Nė 716 ndeshje zyrtare (470 nė serinė A, 61 nė B, 97 nė Kupėn e Italisė, 50 nė Kupėn e Kampioneve, 19 nė Kupėn UEFA, 6 nė Superkupė Europiane, 4 Ndėrkontinentale, 3 nė Mitropa Cup, 5 nė Superkupėn Italiane).

Baresi qė ndeshet me akuzat e bashkėshortes

Lojtari mė i madh i Milanit nuk di si tė mbrohet. Ndoshta pėr kėtė akuzat shtohen si sulmuesit kundėrshtarė. E kanė denoncuar se nuk kishte paguar katėr telajo tė Lucio Fontanas nė njė galeri artesh torineze qė do donte tablotė e rij. Dhe ai e pranon menjėherė duke thėnė: «Ėshtė e vėrtetė, nuk i kam paguar. Ende jo. Ndoshta pėr kėtė fakt jam njė mashtrues». Franco Baresi, ėshtė vetėm Franco Baresi qė gjatė gjithė jetės nuk ka ndėrruar as grua as fanellė. Tė parėn e ka riblerė duke sjellė njė lumė parash, e dyta i ka ndėrruar plotėsisht afeksion, por ka ndryshuar fluksin e parave drejt ēėshtjeve mė tė errėta. Franco Baresi nuk do ia dilte kurrė mbanė tė bindte njė gjykatės se ėshtė implikuar personalisht nė njė xhiro makinash tė vjedhura: ai qė, nga 50 milionėt e parė tė ēmimit kampion tė karrierės sė tij, vė mėnjanė 41 dhe investon 9 nė njė makinė Golf gri, tė fortė dhe tė kujdesshme si vetė ai. Nė fakt, pėr tė pėrfunduar nė ēėshtje juridike, deri tani ka qenė gjithmonė ajo, Maura Lari, njė bionde me sy tė kaltėr tė pafajshėm qė pushtoi zemrėn e mbrojtėsit tė Milanit. Tifozėt qė donin Baresin e dinin shumė mirė qė ai filloi tė dojė Mauran nė shkurt tė vitit ’83, kur ishte njė kapiten i thjeshtė i serisė B. Maura thotė qė tė gjithė tifozėt kuqezi e dinė tashmė, qė Franco Baresi ėshtė njė romantik i madh. Ajo ishte pėrfshirė nė njė xhiro tė madhe makinash luksoze tė vjedhura dhe tė rishitura nėpėr njerėz qė nuk e dinin prejardhjen e tyre. Nė burg pėrfunduan 12 persona, ndėr ta edhe bashkėshortja e kapitenit historik tė Milanit, Franco Baresi, Maura Lari. Bashkėshortja u arrestua nga njė hetim i policisė rrugore tė Varezes gjatė njė organizimi tė madh. Akuza pėr ish-gruan e kapitenit tė Milanit ėshtė se ishte bashkėpunėtore nė njė organizatė kriminale tė finalizuar nė vjedhje. Mbrojtja deklaron se gruaja nuk ka fare lidhje me ngjarje me faktet qė u kontestuan. Sipas akuzės, Maura Lari mund tė ketė ndihmuar organizimin tė futet nė botėn e VIP-ave pėr tė tėrhequr viktima tė mundshme tė mashtrimit. Zonja Lari u arrestua thjesht sepse njeh disa nga personat e arrestuar dhe ky ėshtė ēmimi qė paguhet pėr tė qenė gruaja e njė personazhi tė famshėm. Mbrojtja kėrkoi lirimin e saj.

Emri: Franco
Mbiemri: Baresi
Pseudonimi: Franz, Piscinin, Mahatma
Ditėlindja: 8. 05. 1960
Vendlindja: Travagliato (Brescia)
Kombėsia: Italiane
Pozicioni: Mbrojtės
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
No_Name
administrator
administrator
No_Name


Male
Numri i postimeve : 67
Emertimi : Administrator
Registration date : 16/03/2007

Legjendat e futbollit Empty
MesazhTitulli: Re: Legjendat e futbollit   Legjendat e futbollit Icon_minitimeSat Mar 17 2007, 21:24

Pele ka qen numer 1 Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.Albachat-Forum.tk
Sponsored content





Legjendat e futbollit Empty
MesazhTitulli: Re: Legjendat e futbollit   Legjendat e futbollit Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Legjendat e futbollit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mire Se Vini ne Albachat-Forum.Tk :: Sporti dhe sportėdashit :: Futbolli-
Kėrce tek: